VIDEO/ Basha: Zotohemi para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi!

VIDEO/ Basha: Zotohemi para Azem Hajdarit, Zotit dhe kombit se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi!

12:02, 12/09/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në nderim të figurës së Azem Hajdarit, sot në ditën e përkujtimit të tij, 20-vjetorit të vrasjes dhe ka dhënë edhe një zotim.

Basha tha para Memorialit të heroit, ku u zhvillua ceremonia e përkujtimit:

"Sot, kujtojmë Azem Hajdarin dhe mikun e tij të pandarë deri në vdekje Besim Çera, në një 20 vjetor, i cili na mori njeriun por na dha legjendën, tribunit dhe heroit të demokracisë, të pavdekshiM Azem Hajdari. 

E kujtojmë sot Azemin si një njeri, Azemin si prind, si bashkëshort, si shok, si mik, si qytetar. 

E kujtojmë dhe e respektojmë sot Azemin si lider, si simbol të kurajës për liri, dinjitet dhe të drejta njerëzore.

Sot më shumë se kurrë jeta e shkurtër, por e plotë e Azemit, duhet të na frymëzojë dhe nxisë.

Azemi tregoi se para së keqes, para robërisë, para dhunës, nuk duhet heshtur, por duhet luftuar.

Por sot në mënyrë tragjike dhe epike. Azemi na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe Kombit, kur krimi dhe qeverisja bëhen një, kur bandat nënshtrojnë politikën dhe qytetarët.

Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azem Hajdarit, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Ndaj sot është dita më domethënëse që, së bashku, nga ky shesh të shprehim vendosmërinë tonë për hir të të gjithë shqiptarëve, por edhe për nder të Azem Hajdarit dhe mijëra patriotëve të tjerë, të përpjekjeve për liri, atdhe dhe demokraci se:

Ne nuk do t’i nënshtrohemi të keqes, 

Ne nuk do t’i nënshtrohemi as dhunës së shtetit, dhe as dhunës së krimit.

Le të zotohemi sot para Azem Hajdarit, Zotit dhe Kombit, se ne do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur Shqipërisë rrugën e bllokuar prej pesë vjetësh. Se në Shqipëri do të ketë edhe liri, edhe demokraci.

Azem ti je gjallë!

Ëndrra jote “Për Shqipërinë si gjithë Europa”, na udhëheq në betejën e fitores të së mirës mbi të keqen.

Lavdi përjetë Azem Hajdarit.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    zaho13/09/2018 14:20

    Keto betimet e perbetimet e llullit me kujtojne nje ngjareje te lexuar, a te treguar; nuk me kujtohet mire, te kohes se Napoleonit; "Nje anije ushtarake e tije ishte nisur per diku ne brigjet e mesdheut, dhe si ngarkese kishte kuaj te ushtrise qe do i dergonte diku ne nje port te Italise per nje kompani ushtaresh qe kishin dite qe po i prisnin. Per kete ishin marre adhe masat per ushqimin e kuajve per sa do zgjaste udhetimi; Por pa pritmas rruges per ne Itali i zuri nje shterngate ne det dhe anija per tu mbrojtur u fut ne nje gji ku shterngata ishte me pak e forte, dhe u detyruan te rrinin disa dite, Nderkohe ushqimi qe qe llogaritur per kuaj u mbarua meqenese shterngata po zgjaste dhe anija nuk mund te merrte rrugen pa u qetesuar deti . kuajt kishin disa dite qe nuk ushqeheshin me sepse qe mbaruar tagjia, keshtu qe filluan te goditnin me patkojte e tyre dyshemene prej druri te anijes, gje qe perbente rrezik per kete sepse ne ate kohe shumica anijeve ishin prej druri dhe nga goditijet mund te çahej anija e te mbytej.. Atehere kujdestari i kuajve u kujtua te provonte tu bente nje "hile" te vogel kuajve. Duke qene se kuajt ishin rritur e ushtruar per veprime ushtarake, dhe keto veprime i benin me renie te borise nga borizani, por kuptohet qe per kuajte ishin tinguj te ndryshem qe keta ishin mesuar qe kur ishin meza; Pra ishte tonalitteti i burise kur binte qe zgjonte instiktin tek kuajte se erdhi koha e ushqimit dhe rrinin e prisnin te qete! Hileja qe u beri kujdestari ne kete rast ishte boria qe binte qhe kuaj qetesoheshin sepse instikti i tyre u thoshte se ushqimi po vejn, ky qetesim zgjzste disa ore , deria ata fillonin perseri te godisnin dyshemene, dhe perseri buria qe i qetesonte, deri sa koha u qetesua e anija me ushtare e kuaj shpetoi nga katastrofa qe mund te shkatonin kuajt! Te njeten gje ben edhe opoziçka ( i bie legenit te per te lajmeruar se kthesa po vjen) e llullit, e metes e gjtihe tufes se tradhetreve, hajduteve, e shkatrruesve te vendit!! I bien borive per te vene ne gjume te thelle pergjumurit shqiptare! Tradheti me neto, vetem ky dordolec i rrames ben bashke me te tjeret gjoja opzitare! Fakti qe nuk zhvillohen protesta, me gjithe keto gjema qe ben ky kkk,bashke me tufen e qeneve qe ka per rreth, tregon se parate qe vidhen parate e droges dhe parate e taksave, qe u vidhen shqiptareve, ndahen ne mes tyre...Tung!!! Nuk ju pelqen?- Atehere eshte e vertete edhe per ju!

    Ceni12/09/2018 15:19

    Luli mos beje betime idiotesh, aq me teper perpara bustit te nje individi si Hajdari.

    Shto koment

    Denonco