Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Revista angleze zbulon mashtrimin e Ramës: 'Baza e NATO-s në Kuçovë', vetëm si depozitë karburanti

Revista angleze zbulon mashtrimin e Ramës: 'Baza e NATO-s në Kuçovë', vetëm si depozitë karburanti

10:31, 16/08/2018
A+ Aa A-

Revista angleze Monocle, e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, i ka kushtuar në një prej rubrikave, një shkrim ‘bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë’. Revista shkruan se, pas mburrjes së kryeministrit shqiptar se NATO do të hapte një bazë ajrore në Kuçovë, Aleanca u detyrua të bënte një sqarim. Monocle shton se NATO bëri një deklaratë pak ditë pas lajmërimit në Facebook të Ramës, gjë që në dukje e konfirmonte pretendimin e tij, por kishte edhe një ‘bisht’, vëren Politiko.al.

Paratë për Kuçovën, 50 milion USD, do të vijnë nga Programi i Investimeve të Sigurisë së Aleancës, i cili rregullisht u jep ndihmë shteteve anëtare. Ndërkohë që hamendësimi është se paratë do të shkojnë për avionë luftarakë, trajnim pilotësh dhe armë të teknologjisë së lartë, nuk është kështu, sqarohet në shkrim. Të ardhurat do të shërbejnë për atë që NATO quan ‘rifreskim infrastrukture’, apo më specifikisht për depozita petroli. ‘Reputacioni i Ramës merr një goditje, ndërsa NATO merr një vend ku të furnizojë avionët’, përfundon shkrimi i Monocle.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    udit e politiks17/08/2018 10:34

    Thjeshtë fakti se sipas Ramës NATO paskej dhënë 50 milionë USD për "bazën" e saj në Kuçovë e për të forcuar aviacionin ushtarak shqiptar, vihet në dyshimin e thjeshtë në pyetjet : Sa kushton një avion ushtarak ndërkontinental i NATO-s ? A mos NATO paskej vendosur që të ndërtojë një aeroport të saj në Kuçovë për të ruajtur plantacionet e kanabisit apo depot e impiantet e përpunimit të drogave ?

    Shto koment

    Denonco