Kreu i Sindikatës së aktorëve: Ja çfarë më tha Erion Veliaj në kafe

Kreu i Sindikatës së aktorëve: Ja çfarë më tha Erion Veliaj në kafe

23:14, 23/06/2018
A+ Aa A-

Kreu i Sindikatës së Aktorëve të Skenës dhe të Ekranit, Alert Çeloaliaj shpjegoi në protestën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar se çfarë kishte biseduar me Veliajn në takimin që kishte pasur para protestës.

Çeloaliaj tha se asgjë nuk kishte ndryshuar pas bisedës me Veliajn, pasi asgjë nuk mund të ndryshojë sa kohë, projektligji është gati për miratim në parlament. Sipas Çeloaliajt, Veliaj është thjesht një i përdorur nga qeveria në këtë çështje.

“Sa po vij nga një takim privat me Z.Veliajn ku diskutua privatisht problemett tona si negociator veliaj dhe unë si përfaqëesues i sindikatës së Artistëve dhe Aktorëve të Skenës, por isha totalisht privatisht, nuk kisha leje nga sindikata. Gjithsesi shqetësimet e mia si Alert i prezantova dhe kërkova atje që ne kemi kërkuar gjithë kohës: Nëse duhet të ketë negociata, nëse duhet të ketë bisedime, kushti kryesor është pezullimi i këtij projektligji që godet Teatrin Kombëtar. Ne e dinim fare mirë cila do të ishte përgjigjia e Z. Veliaj, se ne e dinim që Bashkia nuk ka tagër për të prezantuar apo për të tërhequr ligje nga parlamenti. Të vetmin tagër për të prezantuar apo tërhequr ligje në parlament e ka Ministria e Kulturës, apo qeveria. Ministria e Kulturës, që pavarësisht se kemi kaq kohë që luftojmë me të, duke i thënë: “Nuk e ke bërë mirë, por e ke bërë paçavure ligjin për Artin dhe Kulturën” e ne na kthehet e na përgjigjet “Jo, ju nuk kuptoni ligjin”. E në fund zbythet nga ai ligj, se e kupton që ka bërë paçavure, nuk ka kohë të gjejë e të bëjë një ligj për Artin e Kulturën, por ka kohë që të bëjë këtë projektligj që godet Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental. Për këtë arsye, gjithcka që u bisedua sot nuk kishte ku të shkonte në asnjë lloj drejtimi se pozicionet janë të ndara. Edhe nëse Z.Veliaj do ketë dëshirën shumë të madhe që të bisedojë dhe të negociojë me ne, prap qeveria është duke e përdorur edhe ne edhe Z.Veliaj për të vazhduar agjendën e vet të nëndheshme, të vazhdojë të paraqesë ligjin në parlament dhe ashtu sipër ligjin e arsimit, të votohet në seancën e fundit parlamentare, kur ne të gjithë do jemi në plazh dhe me pushime dhe nuk do ta ketë njeri mendjen çfarë u bë. Dhe ndoshta këtu do të vijë edhe goditja e Teatrit. Pozicioni im si kryeta i SASE vazhdon të jetë po ai që ka qenë gjithmonë: Bisedimet do të jenë shterpë, pavarëssht se ne kemi 4 muaj që që kërhojmë të jemi pjesë e debatit, por do jetë shterpë sa kohë ligji qëndorn mes nesh, njësoj si ligji i luftës që qëndron mes Shqipërisë dhe Greqisë” u shpreh Çeloaliaj, që kërkoi qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen protestës së artistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tontontoni24/06/2018 10:37

Po Fushës nga p.sëmës kush ja la tokën publike në mes të Tiranës? Po Erion vajgursit dhe Edvin kristaqit kush ja la? Po kushtetutën e ligjet kush ka të drejtë ti rrotullojë e ti shkërdhejë ad personam?

Toni24/06/2018 09:43

ik mor pse baba ta la ty token qe do negociata? Ik ke shqupi se ke debila si vetja plot atje

Shto koment

Denonco