VIDEO/ Ironia e hidhur e Berishës për Ruçin: Të paktën ai u largua me helikopter, jo si ti me rroba grash! Mimika e Ruçit në Kuvend, ndërsa Berisha i drejtohej

VIDEO/ Ironia e hidhur e Berishës për Ruçin: Të paktën ai u largua me helikopter, jo si ti me rroba grash!

12:55, 21/06/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka goditur me një fjali të vetme sot në Kuvend, si kryetarin e Kuvendit ashtu edhe kryeministrin që bashkarisht planifikuan ta bënin opozitën të heshtte.

Nga vendi i tij, Berisha ka protestuar me zë të lartë ndaj Ruçit, që i mbylli mikrofonin në foltore, kreu të PD, Lulzim Basha, për të mos lejuar të njoftonte se qeveria gjermane ishte kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Jepja fjalën – i thirri Berisha, Ruçit, duke i sjellë në mendje arratisjen e tij historike  nga Shqipëria. - A e pe apo s’e pe, të paktën nuk iku si ti me rroba grash, po me helikopter! U largua me helikopter, jo si ti me rroga grash! Jepja fjalën!” 

Berisha protestoi disa herë radhazi që Ruçi t'i hapte mikrofonin Bashës, por si të mos mjaftonte kjo, Ruçi vendosi një pushim prej dhjetë minutash me qëllim që Basha të largohej nga foltorja dhe futi zhurmues që të mos ndiqej fjala e opozitës në internet, live, në rrjetet sociale.

MOMENTI I DEBATIT

Ruçi: Unë do të dëgjoj secilin nga ju sipas rregullave...

Berisha: Dëgjo atë (Bashën) se u thotë të vërtetën qytetarëve, jepja fjalën, jepja!

Ruçi: Unë dëshiroj shumë t’ua jap fjalën të gjithëve, por fjalën ua heq ose ua jep rregullorja e Kuvendit,

Berisha: A e pe apo s’e pe, por të paktën nuk iku si ti me rroga grash, po me helikopter! U largua me helikopter jo si ti me rroga grash! Jepja fjalën!/ar.sh/SYRINET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco