Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ministrja e Drejtësisë braktis Arta Markun

Ministrja e Drejtësisë braktis Arta Markun

09:38, 23/05/2018 Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
A+ Aa A-

Gjatë një diskutimi të zhvilluar dje në Hagë, me temë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe ndihmës hollandezee të BE-së, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se deri në emërimin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku “ka të drejtën të lëvizë prokurorët” edhe pse kompetencat e saj gjatë periudhës kalimtare janë të kufizuara.

Por në përgjigje të një pyetjeje të bërë nga Exit.al gjatë diskutimit se cila është baza ligjore ku bazohen ndryshimet e fundit të kryera nga Marku në personelin e prokurorisë, Ministrja Gjonaj nuk qe në gjendje të citonte ndonjë nen apo paragraf ligjor, për të mbështetur pohimin e saj të mëpashëm, dhe ia kaloi pyetjen drejtueses së EURALIUS-it Agnes Bernhard, e cila ishte gjithashtu pjesë e panelit. Bernhard ishte dukshëm në siklet kur deklaroi se:

“Nuk jam unë përgjegjëse për këto pyetje. Nuk jam në dijeni të këtij procesi. Prokurorja e Përgjithshme duhet ta sqarojë vetë këtë.”

Sikurse Exit.al ka shpjeguar më parë, sipas nenit 149/a (1)(a) të Kushtetutës dhe Ligjit numër 96/2016 mbi Statusin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, neni 160(2), Prokurorja e Përgjithshme nuk mund të transferojë apo të emërojë prokurorë deri sat ë jetë vendosur Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, pavarësisht kufizimeve ligjore, Marku ka transferuar thuajse të gjithë drejtuesit e prokurorisë, përfshi prokurorët që janë angazhuar në hetimin e politikanëve të lartë, si hetimi i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Diskutimi në Hagë u organizua nga CILC, organizatë holandeze partnere në misionin EURALIUS. Në fakt, zëvendës drejtori i CILC, Eric Vincken, falenderoi Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku për ndryshimet në personel që ajo ka kryer në sistemin e prokurorisë, dhe deklaroi, gjithashtu–në mënyrë të gabuar—se vetingu i policisë ishte pjesë e reformës në drejtësi.

Sikurse Exit.al e ka shpjeguar më parë, vetingu i policisë nuk është nën kompetencën e Operacionit Ndërkombëtar Monitorues (OMN) dhe është tërësisht nën kontrollin politik të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili, në mënryë ironike, nuk do ta kalonte dot vetë personalisht procesin e vetingut, për shkak se vëllai i tij është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Si përgjigjja evasive e Bernhard dhe deklarata e pasaktë e Vincken nxjerrin në pah problemet e shumta që ka mbikqyrja e huaj ndaj reformës në drejtësi.

Rol të pazëvendësueshëm gjatë debatit pati edhe ish-Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Bosch, i cili nuk la mundësi pa shfrytëzuar për të lëvduar qeverinë Rama për përparimin e saj, si dhe për të shpallur veten e tij si mbështetësi më i madh i Shqipërisë:

Unë jam i zhgënjyer me Hollandën sepse ata [deputetët holandezë] nuk kanë kurajo [për të hapur bisedimet me Shqipërinë]. Por kjo është gjëja e duhur që dueht bërë.

Opozita [në Shqipëri] nuk është një opozitë normale, sepse ata i qujanë kundërshtarët e tyre kriminelë.

Shqipëria ka bërë një punë vërtet të mirë. Reforma të jashtëzakonshme janë realizuar dhe ato duhet të shpërblehen.

[Hollanda] është një nga djepët e zbatimit të ligjit dhe ndaj ne duhet të shpërblejmë Shqipërinë.

Komenti i fundit shkaktoi nënqeshje të sikletshme në audiencë, e cila nuk është mësuar me lumenj të tillë lëvdimesh nga ndonjë ish-diplomat, që qartazi nuk ishte në dijeni të situatës së tanishme politike në Shqipëri.

Bosch e mbylli debatin dhe sesionin e pyetje-përgjigjeve duke pyetur nëse kishte gazetarë në audiencën e pranishme. Unë dhe një person tjetër ngjitur me të ngritëm dorën mekanikisht.

Bosch na injoroi dhe u shpreh: “Mirë atëhere, përhapni fjalën sepse ne kemi nevojë të konvertojmë njerëzit.”

Nuk e dija që roli i gazetarisë kritike ishte të “konvertonte njerëz” dhe të shpërhapte ungjillin e Ramës. Duket se unë e kam marrë memon./Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lili23/05/2018 14:18

ju pergjigjet dot kjo shkodralocja qe eshte kryeprokurore atyre ?

popull23/05/2018 12:16

Kush nuk i do parate. Dhe ata njerez jane. Pse Vllahutin cpo ben? U kenaq e shkreta ne Shqiperi

t23/05/2018 09:50

Dhe pastaj mos te nxjerresh konkluzionin se edhe keta zyrtare te be nuk jane te korruptuar si puna ketij borshit

Shto koment

Denonco