Deputeti i PS, ish-këshilltari i Ramës paralajmëron fatin e Ahmetajt: Është çun i mirë, por..

Deputeti i PS, ish-këshilltari i Ramës paralajmëron fatin e Ahmetajt: Është çun i mirë, por..

11:34, 22/05/2018
A+ Aa A-

Që nga dita kur në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS-së, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, emrat që janë lakuar se do t`ju “pritet koka” në muajin Shtator kanë qenë të shumtë.

Në ambiente politike, por veçanërisht nëpër media të ndryshme është spekuluar gjerësisht me këtë temë, por mbrëmë ka qenë deputeti më i ri në radhët e PS-së që zuri vendin e Saimir Tahirit, Spartak Braho, i cili ka folur për herë të parë për një emër konkret.

Në emisionin e Roland Qafokut, në ‘Chanel One’, ai konfirmoi se pret që kryeministri Rama të ndryshojë kabinetin në vjeshtë dhe madje ka vënë gishtin, edhe te një ministri konkrete e cila sipas tij duhet të përmirësojë punën.

‘Rama ka defekt që nuk konsultohet për vendimmarrjen. Duhet të kishte bërë një përzgjedhje më të mirë të kuadrit. Por shpresoj që në shtator me ndryshimet në qeveri ta përmirësojë situatën.

Sektori i Ekonomisë duhet përmirësuar. Jo se ky është djalë i keq, por duhet të kthehen sytë më mirë te specialistët e mirëfilltë’, deklaroi Spartak Braho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobolja23/05/2018 18:27

meqenese qeka cun i mire e ka hak nje rrot kari ne bythe qe ti hapen birat e hundes me shume sec i ka te hapura... sec ka nje ngjashmeri ky cuni mire me nje lloj rrace majmuni...

gramoz22/05/2018 15:45

Aman mor ça ftoni neper emisione monstra te diktatures, si ky krimineli braho? Dhe shikoni ça mentaliteti ka per qeverisjen, çun i Mir, apo çun i keq, kokrra e gomarit.

Shto koment

Denonco