Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

A do të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri me bazë të gjerë? Ja përgjigjia e Ramës...

A do të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri me bazë të gjerë? Ja përgjigjia e Ramës...

21:50, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për protestën që pritet të mbahet më 26 maj nga opozita. Rama u shpreh se kjo protestë nuk është një aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, që është pikërisht pengimi i hapjes së negociatave.

“Kjo protestë nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave. Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”, tha Rama.

I pyetur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar 1 vit më parë me Bashën, Rama theksoi se fakti që mesa duket kur firmosën marrëveshjen, ai mendoi se do fitonte zgjedhjet, por humbja e thellë i riktheu aty ku ishin, ndoshta dhe më poshtë.

“Lidershipi i opozitës është i dëshpëruar, madje madje nuk besoj se ka nevojë të më kërkohet shumë mua në këtë, sepse e thotë vetë Basha që Ramën nuk e mundim dot me vota por duhet të gjejmë forma të tjera”, theksoi Rama.

Kryeministri përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, sikundër edhe atë të një qeverie me bazë të gjerë.

“Nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme, sikundër nuk ka nevojë për një qeveri me bazë të gjerë, por ka nevojë për një Prokurori dhe sistem drejtësie që të veprojë dhe mos pyesë as majtas as djathtas”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco