VIDEO/ Gazetarja detyron Edi Ramën të braktisë konferencën e shtypit

VIDEO/ Gazetarja detyron Edi Ramën të braktisë konferencën e shtypit

13:53, 18/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka braktisur konferencën e shtypi që po mbante në aeroport.

I ndodhur përballë një pyetje që nuk e priste, Edi Rama ka vendosur që të braktisë konferencën për mediat.

Ishte gazetarja e FaxNews që detyroi kryeministrin të braktisë konferencën.

Pyetja ishte:

A nuk ka PS njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?

Kjo pyetje ka nxjerrë Edi Ramën nga vetja e tij, duke vendosur që të braktisë konferencën për mediat.

Rama: Kishe dhe një merak të fundit. Jepjani mikrofonin që ta heqë merakun.

Gazetarja: Në fakt, meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra. Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: së pari, njëhërë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që, a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllanë e tij?!

Gazetarja: Unë po ju pyes ju sepse jeni kryeministër dhe qeverisni vendin...

Rama: Jo, më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju bëtë pyetjen dhe kërkoni përgjigjen nga unë, apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thojini a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllanë e tij se janë dhe në të njëjtën fushë të dy?!

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin, me qeverisjen e vendit. Kështu që nuk e gjej qeverisjen tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë sjellje për shkak se ajo ëhstë një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo ëhstë pa etikë. Rregullat...

Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë.

Rama: Të lutem...rregullat...

Gazetarja: Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve të fundit . Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është përse duhet të jenë gjithmonë persona të tillë të implikuar në rate të tilla dhe të akuzuar? Nuk është propagandë.

Rama: Unë u tregova shumë respektues...

Gazetarja: Dhe unë jam shumë respektuese por nuk pranoj të thoni që po bëj propagandë. Sepse nuk ëhstë propagandë. Është thjesht një pyetje.

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Naimi 19/05/2018 08:03

Gazetare trime, tamam gazetare qe i duhet ketij vendi dhe qe e duan kete vend.Kryeministri qe i kujtoi buken e gojes per ti mbylkur gojen deshtoi dhe iku.Iku duke pranuar me ikjen e tij se ai nuk mund te pranoje faktin qe PS ka djem e vajza , burra e gra te arsimuar, me integritet te pranuar e te respektuar ne shoqeri qe mund ta perfaqesojne PS ne çdo fushe .KM iku duke konfirmuar se nuk shkeputet dot nga tipa si Rakipi,Doshi,Rrosh,Fufi,Bushi,Lala,Noka ,Frroku e sa e sa horra e trafikante me te vegjel qe i sigurojne pushtetin.

Naimi19/05/2018 07:39

Edhe krsaj vajze trime,tamam gazetatre qe i duhen dhe e duan kete vend Kryeministri i kujtoi pronarin, ikujtoi buken e gojes Megjithate iku ,iku se s'flet dot per zgjedhjet e tij te gabuara, per imponimin e njerzve te perrfolur per rrrugaçrite dhe krimet e tyre, qe rezultatin e zgjedhjeve e bazon te tipa si Rakkipi, Doshi, Lala ,Noka,Bushi,Rroshi Bardhi ,,Fufi e Frroku.Iku se nuk mund te pranoje qe PS ka djem e vajza,Gra e burra te arsimuar te pranuar e respektuar ne shoqeri qe garantojne fitore e progres pa u perlyer me krimin dhe kriminelet.

t18/05/2018 14:16

bravo gazetarja!

Shto koment

Denonco