Zagani i shkruan Krichbaum: Shpëtojeni Shqipërinë nga politikanët e korruptuar dhe të implikuar në trafik droge

Zagani i shkruan Krichbaum: Shpëtojeni Shqipërinë nga politikanët e korruptuar dhe të implikuar në trafik droge

21:55, 26/04/2018
A+ Aa A-

Ish-shefi i policisë, Dritan Zagani, i cili mori guximin që të denoncojë trafikun e drogës në Shqipëri dhe sot ndodhet për azil në Zvicër, është përfshirë sot në debatin e krijuar mes Ramës dhe deputetit të Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum.

Deputeti gjerman u shpreh skeptik sot për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërkohë që në postimin e bërë nga Gunther Krichbaum, ka komentuar edhe Dritan Zagani.

Në komentin e tij Zagani shkruan se Gunther Krichbaum ka të drejtë për çfarë është shprehur, pasi shqiptarët po qeverisen nga politikanë të korruptuar dhe të implikuar me trafiqe droge.

“Z.Gunther Krichbaum! E vërteta dhemb por keni plotësisht të drejtë! Mendoj se politikanët europianë duhet të jenë më shumë në gjendje për të ndihmuar popullin shqiptar, që të shpëtojnë nga kjo qeverisje, nga këta politikanë të korruptuar dhe narkotikë që sot komandojnë Shqipërinë. Të jeni të sigurt se populli shqiptar ju falenderon shumë për ndihmën tuaj në procesin e demokratizimit të vendit tonë,’’ shkruan Zagani.

Me herët deputeti gjerman i CDU teksa foli për rekomandimin e KE për të hapur negociatat me Shqipërinë, ka thënë se Shqipëria nuk është ende gati dhe se vendimi për të çelur negociatat është i parakohshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Salvo26/04/2018 23:34

Nuk besoj se e ka shkruar vete, pasi gjermanishtja ne tekst eshte mjaft e arrire, pavaresisht fjalise se pare, i cili stonon me pjesen tjeter te tekstit. Sidoqofte, mesazhi eshte i tij.

Shto koment

Denonco