Pas mbërritjes së kërkesës për plotfuqishmëri në bisedime me Greqinë, nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për Presidentin Ilir Meta, kanë nisur menjëherë kontaktet.
Burime nga Presidenca kanë konfirmuar për SYRI.net se kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme ka mbërritur mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë pas mbërritjes së saj, sot në 8:00 në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka pritur ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar.
Pritet që Presidenti Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentët e tjerë këto 2 ditë e më pas të kthejë një përgjigje për ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Ky i fundit ka zhvilluar dy takime negociatash me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Në takimin e zhvilluar në Korçë, është arritur marrëveshja për faljen e detit nga Shqipëria, Greqisë.
Edi Rama dhe Bushati e kanë pranuar se kanë lëshuar 22.1 kilometra, por sipas tyre kjo është
© SYRI.net