Vasili: Rama rri pa të mbathura, flet edhe për poture...

Vasili: Rama rri pa të mbathura, flet edhe për poture...

17:19, 30/01/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me shitjen e detit Greqisë.

Rama përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhti.

Por në një reagim, Vasili shkruan se ky kryeministri, që rri pa të mbathura po flet dhe për poture.

“Patriotizma e tij e leqendisur, e shitur dhe e blerë,qelbet erë parash të pista. Erotizmi i tij politik kutërbon erë orientalizëm”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco