Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ndarja nga jeta e Idriz Xhomarit/ Basha: Një humbje e madhe për të gjithë

Ndarja nga jeta e Idriz Xhomarit/ Basha: Një humbje e madhe për të gjithë

16:40, 30/01/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish-deputetit demokrat, Dr.Idriz Xhomari, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se kjo ishte një humbe e madhe për PD-në dhe popullin matjan.

Ja postimi i Bashës:

Me trishtim ndaj nje lajm te hidhur per familjaret, miqte, matjanet, demokratet dhe per kedo qe e njohu Idriz Xhomaren, i cili u largua sot para kohe nga jeta.

Idrizi Xhomara ruajti gjate gjithe jetes, aktivitetit dhe punes se tij vlerat dhe parimet me te larta te nje burri te ndershem e me integritet.

Eshte kjo arsyeja pse matjanet e zgjodhen dy here si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise, me vote te drejtperdrejte, sepse Idrizi i bente nder jo vetem Partise Demokratike dhe demokrateve por gjithe komunitetit.

Ekspert i shquar ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve me peshe ne kete fushe, Idriz Xhomara mberthente brenda personalitetit te tij, erudicionin akademik dhe urtesine proverbiale matjane, pasionin dhe gatishmerine per t’ju gjendur njerezve ne nevoje, pa pushim, pa ndalim. Mati dhe matjanet ishin dashuria e tij e madhe.

Mendimet dhe lutjet e mija shkojne se pari tek familja e Idrizit, bashkeshortja e tij Sofia, vajzat Miranda, Aida dhe Xhoana dhe djali i tij Hektori, por edhe tek miqte e tij te shumte. Zoti ju dhente force, i paharrueshem qofte kujtimi i tij dhe mirenjohja per gjithcka te mire qe la pas. U prehte ne paqen e Zotit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco