Rama 'bëhet' i gjallë pas protestës së opozitës, ja çfarë tha sot

Rama 'bëhet' i gjallë pas protestës së opozitës, ja çfarë tha sot

09:41, 29/01/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS  për ta informuar lidhur me procesin e hapjes së negociatave dhe diskutimet që ai ka pasur në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit. 

Rama e ka vlerësuar si të favorshëm, pozicionin që ka Shqipëria aktualisht lidhur me hapjen e negociatave dhe në këtë këndvështrim nuk ka hezituar sërish të godasë opozitën. Sipas tij, pozicioni i opozitës lidhur me Reformën në Drejtësi vazhdon të jetë antihistorik dhe se ka shpresa që opozita të mos vonohet së paku me Reformën Zgjedhore. Sipas tij, akuzat për "kapjen e drejtësisë" nga ana e tij janë "dokrra".

"Në momentin që flasim, - tha Rama, -  Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Progresi i shënuar për 5 prioritetet, rezultateti spektakolar në luftën kundër kanabisit tregojnë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesë e spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokkrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe, askush jo më BE e SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpkjes për të kapur drejtësinë.

Në këto kushte nënvizoj domosdoshmërinë që opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar që nuk përputhet me fokusin që duhet të ketë për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushtet për dialog. Sigurish që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë, opozita kanë vijimësith në pozicion antihistorik, kjo është përgjegjësi e saj, por shpresoj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe progres dhe sens urgjence nga palët për t’ë mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore në momentin e fundit. Ne do jemi të hapur që kur opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, të mos jetë shumica jonë problemi....  

....Nga biseda me Presidentin e Serbisë ne mundëm të konstatojmë se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të një komuniteti serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe nga ana tjetër në funksion të këtij procesi, të bashkëpunimit rajonal, ne jemi besimplotë se po hyjmë në një fazë të re që siç e konstatuan në Forumin e Davosit, ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon e posaçërisht në Shqipëri.

Çelja e negociatave do të ndikojë pozitivisht në ekonomi sepse vendi ka besueshmëri dhe negociatat do të jenë një garanci e madhe."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli30/01/2018 15:19

Sa të kesh shqiptarë si ky Edlir Rameta që vazhdon ti bjerë fyellit të thashethemeve të fshatit se "Lulushiin" e paskej bindur Aleksandër Frangaj e biznesmeni Saimir Mane që të bëje me ty Edramën, marëveshje, thithi i qetë dozat e kokainës se nuk ka për të gjetur asgjë e keqe edhe këto katër vite të tjera të keqqeverisjes. Mbushe o Edrama me varreza të grekëve gjithë Shqipërinë e Jugut (Vorio-Epirin sic e quajnë grekët), e fali jo vetëm 12 milje det Greqisë por edhe gjithë Vlorën Erdoganit, se këto katunarët prapë se prapë fajtor do të quajnë Berishën e Bashën.

Sigurimsi29/01/2018 10:26

Eshte vecse nje moster, nje bastard, nje bandit. Mjerisht ky sorrogat drejton qeverine. O popull ku je, zgjohu.

Edlir Rameta 29/01/2018 10:22

Paske thithur cocaine te paster Ed bobua, se te mbajti shume gjate, tani Ed cocaina leri ti dokrat se e di mire qe ste besone as Linda dhe babai yt shpirterore G. SOROS, prandaj Ed tepsia apo Ed tenxherja leri dokrat dhe na trego se si shkoi udhetimi yt Z. Km ne Davos?! Sipas info qe po vijne nga Forumi Davosit thuhet se sta vari kerkush o Ed cocaina, pervec takimit me Vuci vicin qe ne tani e dime qe jeni shume te dashuruar me njerin tjetrin, kishit dhe nje takim me Tsiprasin? Nje pyetje Edo u konsultove me "vellain e madh" Erdoganin per takimin? dhe na thuaj Edo cfare i ofruat tsiprasit greqise pervec vareve se detin e dhuruan ata para teje. Pra Ed cocaina leri ti dokrat se e ke te kote, e pame te gjithe qe ne forumin eDavosit ti Edo ngele sic i thoshe Fatosit si robert camcakizi, nuk ta vari asnjeri. As 1)Merkel 2)Macron 3)Tramp spo e quajme se e dime se ai te ka xhan ty, 4)si dhe krejt pjesmarsit e tjere te lane si legen. Edo perse te gjithe ta futen keshtu Edo?! Kane ndonje arsye te Forte?! EDO dhe e ke te kote qe me ndihmen Aleksander Frangajt e Samir Manes qe ke darkuar mbreme te arishe nje marveshje te re me Lulushin, sepse game changes. Te erdhi fundi shume shpejt ne politike. Nuk te perkrahin me liderat evropian, te ka ngelur vetem Don Luluja dhe ky per pak kohe se Tramp do e coje ne te semes dhe Don Lulu.do e largoje Don lulune nga shqiperia se na u be si gripi derave kinezi.

Shto koment

Denonco