Të dal apo mos të dal/ Julian Deda ka disa pyetje për 27 Janarin...

Të dal apo mos të dal/ Julian Deda ka disa pyetje për 27 Janarin...

23:14, 16/01/2018
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit Julia Deda përmes një postimi në rrjetet sociale ka parashtruar arsyet sepse shqiptarët duhet t’i bashkohen dhe të mbështesin protestën e opozitës më 27 janar.

“Për 27 Janarin....!

Nëse nuk ke asnjë arsye për të protestuar, mos dil.

Nëse ke shumë të tilla, dil në protestë. Nëse ke më shume lek në xhep, mos dil. Nese nuk ja del të mbyllësh muajin, dil. Nese paguan me pak taksa, mos dil.

Nëse paguan më shumë, dil. Nëse s'të bëhet vone për çmimin e rritur të ujë/drita, mos dil.

Nëse ia heq gojës së kalamajve për të paguar faturat, dil dhe bërtit fort.

Nëse të pëlqen aroma e hashashit, mos dil. Nëse të shqetëson droga si fenomen sepse mund të ndikojë direkt tek femijët e tu, dil.

Nëse ndjehesh i trajtuar mirë, mos dil. Nëse je i nëpërkëmbur dhe i pa begenisur, dil.

P.s. Për karrigen e Lul Bashës, apo të ndonjë politikani tjetër mos e bëj, as unë s'dal për këtë, sepse kemi kohë, karrigia e Lulit diskutohet në 2021-shin”, shkruan Deda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi17/01/2018 21:08

O Dragoj Njizet e shtatat vjet per PD votova Asnje gje nuk fitova Pd e zuri haka e te perndjekurve Popullin e zuri haka sali Berishes. Qe i beri proletaret pronare. Jam dakort me jul Deden. Te dalim per shqiperine è rrenuar. As per zhozi per patozi As rul bode A shef nga syte se po' vjen jemin spiuni E ty spo te vjen radha kurre. Tung!

qytetar17/01/2018 13:54

ës e as për personin e Bashës, por thjshteInteresant ! Nuk e di fare si emigrant se cfarë bindjesh politike ka ky kengëtari Julian Deda, ama ato që ka shkruar këtu, përbëjnë thelbin e protestës popullore. Kjartë e shkurt ai ju bën thirrje që në protestë të mos dilet as për personin e Ramës e as për personin e Bashësë por sipas motiveve e interesave konkretë personale të cilitdo qytetari. Boll me protestat për "idealet e partisë" por qytetarët duhet të protestojnë kur shkelen të drejtat e tyre për të bërë një jetë normale.

Dragoj17/01/2018 11:23

O Julian ore Juljan na je bere si thimjan qe kur flet e llomotit,me shkon mendja per konflikt, se po te isha une ne vend te Z.Basha te kisha lene pa brek perjashta nga PD-ja, se ti nuk ke asnje kontribut tek partia demokrtaike. Po ne qe kemi nga 20 vjet tek PD-ja si perfaqsues ne strukturat e zones tone cfare duhet te kerkojme, apo pse su bere deputet po na ben si demoni ne plep.Pse ne skemi te drejte te pretendojme per deputet si intelektual me arsim te larte ketu e 40 vjet, apo ti je shkenctari i Pd-se, dhe vetem ty te takon me Topallin , Patozin etj.

Ajo17/01/2018 03:53

Keshtu eshte kur artistet kerkojne te behen protagoniste ne politike. C’kuptim ka e gjithe kjo tirade nese me ate PS ( jo Partia Socialiste!) ne fund i ve minen “ thirrjes” per proteste?

Juli17/01/2018 00:51

Te jem ne vend te Lul Bashes, Ty te largoj farefare shpejt, je armik i tij, jo kundershtar!

Shto koment

Denonco