PD e vendos: Protesta e madhe do të zhvillohet në 27 janar

PD e vendos: Protesta e madhe do të zhvillohet në 27 janar

12:34, 09/01/2018
A+ Aa A-

Protesta e opozitës do të zhvillohet në datën 27 janar. Vendimi është marrë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë e në të është marrë vendimi për zhvillimin e protestës në të shtunën e fundit të janarit.

Basha tani po zhvillon një mbledhje me kryetarët e PD-së në rrethe,m ku do të japë porositë për përgatitjen e protestës së madhe të opozitës.

Protesta e 27 janarit do të mbahet para kryeministrisë. Këtyre protestave do ti bashkohet edhe LSI-ja. Kryetarja Monika Kryemadhi mblodhi sot kryetarët e rretheve ku i kërkoi mobilizim të gjithanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/01/2018 12:50

e ka te qarte luli se me protestat nuk luhet më, se nqs fillojne duhet te shkojne deri ne fund me kapitullimin e qeverise.

Shto koment

Denonco