Lajmi i fundit

Ngjarje tronditëse në Dropull/ Çifti i të moshuarve gjenden të pajetë me shenja dhune në trup

Basha sulmon Arta Markun: Qeveria në këmbë për të shpëtuar Tahirin

Basha sulmon Arta Markun: Qeveria në këmbë për të shpëtuar Tahirin

12:52, 06/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në festimet për 27-vjetorin e themelimit të PD-së të degës Fier. “PD eshte aleanca e vlerave me te mira te shqiptareve. PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje cdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i vendit dhe cdo qytetari,” tha Basha.

Më tej ai tha se qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

 “Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash.

Sot e gjithe qeveria eshte ngritur ne kembe per Saimir Tahirin, por asnje nuk tha nje fjale per 22 vjecarin qe nderpreu jeten per 1 cigare hashash. Edi Rama u be edhe prokuror, edhe gjykates per te mbrojtur Saimir Tahirin.

Menjehere pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten. Orest Sota u la i lire sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky eshte fundi i qeverisjes.

Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vetingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa veting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete”.

 “Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro  per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret.

Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

stilian06/01/2018 20:03

Edhe ti o lul po tall menderen me ne demokratet e thjeshte

Daj Jaku06/01/2018 14:11

Vetëm një gjë nuk na e the kurrë o Luli vocërr. Çfarë ke ndërmend të bësh ti bashkë me "opozitën" për ta ndryshuar këtë gjëndje? Në kushtet kur parlamenti është uzurpuar, zgjedhjet janë blerë, kushtetuta është kthyer në letër higjenike, "drejtësia" është kapur, SHISH është kapur, "prokuroria" është kapur, policia është kapur, ushtria është kapur, mediat janë kapur, ambasadorët janë kapur etj, çfarë të ka mbetur ty të bësh? Të merresh me llafe? Ke 5 vjet që bën vetëm llafe dhe paralajmërime, të ka dalë boja fare. Bëj ndonjë vepër tip Emiljano Zapata. Po qe se ke sadopak burrni.

Shto koment

Denonco