FOTO/ Rama si Enveri: Bëhemi me Kinën. Deklaratat e çuditshme të kryeministrit shqiptar në Bruksel

FOTO/ Rama si Enveri: Bëhemi me Kinën. Deklaratat e çuditshme të kryeministrit shqiptar në Bruksel

10:58, 06/12/2017
A+ Aa A-

Ky fillim jave ka qenë e mbushur me takime të rëndësishme mes përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe politikanëve të Ballkanit Perëndimor sa i përket çështjes së procesit të integrimit.

Mes atyre që spikati me takimet dhe komentet e tij, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në jo pak raste, ai përsëriti se rajoni rrezikohet nga ndikime të tjera, nëse Bashkimi Europian nuk do hedhë sytë nga Ballkani.

“Kina, Rusia dhe Turqia do na ofrojnë diçka tjetër,” tha Rama.

“Kina ka shumë për të ofruar,” tha kryeministri shqiptar.

Diplomati europian Thomas Mayr Harting, u përpoq të sigurojë Ramën se BE vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj rajonit.

“Dyshoj se ndonjë nga vendet e rajonit do të bëhet pjesë e familjes kineze,” tha diplomati.

Nga ana tjetër, i përballur me pyetjet se përse shumë shqiptarë duan të largohen nga vendi, Rama e përsëriti disa herë faktin që edhe nga Kroacia po largohen shumë njerëz.

“Vitin e shkuar janë larguar 50 mijë kroatë, por askush nuk flet për këtë,” tha Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery06/12/2017 11:45

Por , kroatet largohen nga Kroacia per pike te qefit kryeminister Rama kurse , kurse shqiptaret largohen nga Shqipëria per kafshaten e gojes dhe , ky eshte dallim i madh qe s bene te krahasohen kryeminister Kurse , sa per dijenine tuaj , Japonia ka projekte shtetrore per ti larguar japonezet ne vende tjera te botes , bile edhe ju siguron pune dhe banim me kushte shume joshese pir , ja qe japonezet nuk duan ta leshojne atedheun e tyre Japonine. Por , ti kryeminister , ne Bruksel flete sikur paraprakishte te jeshe takuar me Vuciqin ne Bg dhe nga ai te keshe marre instruksione se cfare duhesh te flasesh ne Bruksel sepse, Serbia vdes per Rusine dhe aleaten e saje Kinen dhe , pse jo , edhe Turqine ...!

Shto koment

Denonco