Humb Audi i famshëm ‘AA003GB’, si u krye operacioni për zhdukjen e shumë provave që implikojnë Tahirin

Humb Audi i famshëm ‘AA003GB’, si u krye operacioni për zhdukjen e shumë provave që implikojnë Tahirin

10:49, 27/10/2017
A+ Aa A-

Nuk janë të paktë ata që e akuzojnë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për “nxitimin” që tregoi për të arrestuar dhe kërkuar prova të mëtejshme për Saimir Tahirin, në banesën e tij dhe mjetet e komunikimit që përdor.

 U akuzua organi i akuzës si jo profesional, për faktin që brenda dy ditëve nga dalja publike e përgjimeve të Antimafias kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm. Në fakt i gjithë ky “nxitim” i prokurorëve të grupit hetues kishte të bënte vetëm me një fakt, pengimin dhe mos dhënies kohë  sadopak Tahirit dhe njerëzve të tij, për të fshehur të gjitha provat e mundshme.

Dhe në fakt pikërisht Kohën, Tahiri arriti ta fitojë. Ndërkohë që socialistët zvarrisnin në Komisionin e Mandateve shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë, ai nisi të organizojë “festa” në banesën e tij deri në orët e vona të natës, ku kishte të ftuat gazetarë të njohur apo njerëz me imunitet.

 Nga një kontroll i shpejtë “flak për flakë” i banesës së ish-ministrit hetuesit shpresonin, se mund të gjenin prova ose gjurmë që e lidhin Tahirin me Habilajt. Por votat e mazhorancës me në krye Gramoz Ruçin e dogjën këtë shans, që në komision.

Pavarësisht se banesa e Tahirit, familjarët dhe ai vetë janë mbajtur nën vëzhgim të rreptë, për ata persona publikë që hynin dhe dilnin në shtëpinë e tij ka qenë fare e lehtë, që të largonin pa shqetësim prej andej çdo provë, e aq më thjesht bizhutë e shtrenjta që dalin në përgjimet e Antimafias italiane.

Nga ana tjetër paralel me këtë operacion spastrimi në shtëpinë e Tahirit, një tjetër është kryer në Ministrinë e Brendshme. Burime të sigurta të Syri.net konfirmojnë, se prokurorët e çështjes kanë hasur një rezistencë të jashtëzakonshme për të parë dhe sekuestruar dokumentacionin, që ka të bëjë me punën e Tahirit gjatë kohës që shërbente aty si ministër.

Për më shumë se 10 orë hetuesin nuk janë lejuar, që të kryejnë detyrën.

Por një nga pjesët më decizive të këtij operacioni në të cilin morën pjesë edhe zyrtarë të lartë në detyrë të Ministrisë së Brendshme, të drejtorisë së Transportit Rrugor, doganave dhe pikave kufitare ishte zhdukja përfundimtare, e Audit Q8 të cilin Habilajt e përdornin jo vetëm si mjet trafikimi por veçanërisht, si një pasaportë brenda territorin dhe nëpër të gjitha pikat e kalimit kufitar, me Greqinë dhe Italinë.

Grupi hetimor i çështjes një nga punët e para që ka bërë ishte gjetja dhe sekuestrimi i këtij automjeti. Por të paktën deri ditën e sotme, ata nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Në kërkim të tij prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbuluar, se edhe targa që mbante ky automjet deri pak përpara arrestimit në Itali të Moisi Habilajt është ç`regjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Nga një kërkim që ka bërë organi i akuzës, rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim.

Pavarësisht kësaj hetuesit janë vënë në  kërkim të automjetin, në banesat e Habilajve dhe në baza të ndryshme të miqve të tyre në Vlorë, Fier e Tiranë, por nuk kanë mundur dot ta gjejnë.

Burimet thanë se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por edhe me këtë targë të re të shpallur “në kërkim” në gjithë territorin e vendit, ajo nuk po gjendet dot.

Ka dyshime të forta se në kuadër të operacionit për zhdukjen e sa më shumë provave, që do të rëndonin në gjykatë Saimir Tahirin, mjeti është çmontuar dhe është çuar për skrap. Audi tashmë i famshëm, deri në këto momente do të përbënte një nga provat më të rëndësishme për gjykatën e Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër nëse arrihej që ky mjet të binte në duart e prokurorëve, do të mësohej nëse ishte ndërhyrë në pjesë të ndryshme të tij për të krijuar “xhepa”, ku zakonisht trafikantët fusin drogën. Ka dyshime se Audi i ish-ministrit të Brendshëm nuk përdorej në rrugët e shumta që ka bërë në Greqi dhe Itali për transport kanabisi, por për atë të drogave të shtrenjta, veçanërisht kokainës.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir27/10/2017 11:39

Si humb??

Gjeta27/10/2017 11:39

super analize Syri.net.....ajo per te cilen kishin frike prokuroret se do te ndodhte, ndodhi...pra krisma nuk ka pasur...

t27/10/2017 11:19

Kjo pune eshte qelbur fund e krye,vjen kudo era krim e poshtersii e mashtrim,nuk i zihet bese askujt,ka mbetur vetem ne dore te prokurorise nese ka kellqe ta çoje kete pune deri ne fund,

gjet27/10/2017 11:10

Me humbjen e Audit, ka humbur edhe I gjithe procesi hetimor ndaj ish Ministrit. Super analize e Syri.Al

zaho27/10/2017 11:02

Per nje mjet o njeri qe behet i njohur mepermjet veprimeve qe shkojne ne kundeshtim me ligjin, nuk quhen te famshe

Beni27/10/2017 10:59

Audi ne foto eshte a8 jo q8 mos ngatrroni k.. me dollarin

Shto koment

Denonco