Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Thuaji jo diktaturës!

Thuaji jo diktaturës!

Nga Dorjan Teliti - 22/10/2023

Sot, si një opozitar i vendosur, dua të shpreh zemërimin tim të thellë ndaj akuzave të padrejta dhe të pavërteta që janë inskenuar nga Kryeministri dhe sistemi gjyqësor kundër Liderit të Opozitës.

Kjo taktikë e ndjekjes politike dhe manipulimit të fakteve, e denjë vetëm për sistemet diktatoriale, është e papranueshme dhe shumë shqetësuese për demokracinë tonë.

Është e qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë për të shuar zërin e opozitës. Në një shoqëri demokratike, çdo opozitar ka të drejtën e tij të shprehë mendimet dhe të kundërshtojnë politikat korruptive të qeverisë pa patur ndrojtje nga ndjekja e padrejtë dhe fyerja.

Prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë të pavarur dhe të vendosin në bazë të fakteve dhe provave të qarta, jo në bazë të urdhrave politike të atyre që ëndërrojnë të rikthejnë diktaturën në Shqipëri.

Ky nuk është vetëm një sulm ndaj Liderit të Opozitës, por një sulm ndaj gjithë shqiptarëve, demokracisë dhe lirive të qytetarëve.

Ne nuk mund të lejojmë që qeveria të ndjekë dhe të shkelë drejtësinë për interesa të ngushta politike personale, duke shkelur madje hapur Kushtetutën dhe statusin e deputetit.

Le të bashkohemi për të denoncuar tentativën për rikthimin e diktaturës në vendin tonë.

Në këtë kohë të vështira për demokracinë, ne duhet të tregohemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi dhe demokraci dhe të kërkojmë llogari për manipulimet dhe akuzat e padrejta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco