Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Mirëkuptim ‘edipian’ kundër Kosovës në Tiranë?

Mirëkuptim ‘edipian’ kundër Kosovës në Tiranë?

Nga Gent Strazimiri - 17/10/2023

"Presidencialet " frojdiane" të Francës, midis asaj që vrau të atin dhe atij që u martua me të ëmën"

Kështu titullohej një analizë satirike që pata lexuar në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në maj 2017.

Po citoj thelbin

"Zgjedhjet presidenciale franceze nuk kanë vetëm një dimension politik. Në një këndvështrim simbolik, psikoanalitik dhe psikologjik, dy kundërshtarët e raundit të dytë ilustrojnë deri në karikaturë kompleksin e Edipit të paraqitur nga Sigmund Freud.

Emmanuel Macron dhe Marine le Pen, të paktën në një nivel simbolik, korrespondojnë mirë me skemat psikoanalitike.

Përsa i përket Emmanuel Macron, nuk është e vështirë të konsiderosh një profesor më të vjetër se 25 vjeç si figurë nënë.

Në të njëjtën mënyrë, Marine Le Pen shkatërroi politikisht dhe eliminoi të atin për të zënë vendin e tij (në Parti- shënim i imi).

Ai (Freud) e përcakton qenien njerëzore si të përcaktuar kryesisht nga impulse të pavetëdijshme perverse. Është tërheqëse, por padyshim e thjeshtuar dhe reduktuese dhe e paprovuar shkencërisht."

M'u kujtua sot tek ndiqja në vizitën historike të Presidentit të parë francez që vizitoi Shqipërinë.

Vizita do të mbahet mend për mirëkuptimin e pavend anti-Kosovë të çiftit Rama-Macron. Kërcënimi që Kosova mori sot për mosliberalizim vizash në Tiranë, habit shumë pak vetë, duke patur parasysh alenacën e vjetër Francë- Serbi.

Fatkeqësisht nuk habit as fakti që ngjarja ndodhi në Tiranën e Edi Ramës, një tjetër aleat i njohur i Serbisë deri në anti-kosovarizëm.

Ajo që më zbavit në këtë shëmti historike, është fakti se edhe takimi i sotëm në Tiranë ka atë frojdizmin e "kompleksin e edipit" që ju përmenda më sipër...

Në krah të Macron sot, ishte një tjetër "at-vrasës"...

 "Mos e merrni fjalë për fjalë" këshillon editori direkt pas titullit, në analizën satirike të majit të vitit 2017 në Francë...

Po kjo nuk është një këshillë që vlen për rastin e Tiranës...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco