Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Afera Mc Megonigal një histori pabesie që nuk ka të dytë në gjithë historinë e politikës shqiptare

Afera Mc Megonigal një histori pabesie që nuk ka të dytë në gjithë historinë e politikës shqiptare

Nga Ndriçim Kulla - 22/06/2023

Qytetarë të shumtë më pyesin shpesh nëse mund të konsiderohen këto zgjedhjet e fundit, në gjithë terësinë e tyre të panumërt të shkeljeve, blerjeve, manipulimeve dhe shtrëngesave të cdo lloj fijeje mbi votuesit, skandali me i madh i Ramës në pushtet? Kur u pergjigjem po përse valle keto zgjedhje arriten kulmin nisin te me shpjegojnë se tërbimi dhe babezia e tyre nuk kanë të krahasuar me asnjë lloj zgjedhje tjetër. Një pohim i tillë ma forcon akoma dhe më shumë bindjen time se është një tjetër skandal ai që nuk ka të dytë në gjithë historinë e politikës shqiptare, nje skandal qe Ramen e ka terbuar nga frika dhe ankthi, dhe e ka nxjerre jashtë binareve të logjikës dhe arsyes me lakmitare të mundshme për të ruajtur me cdo çmim pushtetin. Tashme pushteti në vetvete nuk i intereson më si dikur me gjithë fuqinë e regjimit që i duhet për ta mbajtur. Tashmë pushteti i duhet për të ruajtur veten nga dënimi i tmershëm personal që e pret, nga ai dënim për të cilin po hedh e do të hedhë gjithcka në erë, partinë, qeverinë dhe gjithë sistemin politik shqiptar.

Po, po, përmasat e implikimit të tij në aferën McGonigal janë aq të medha sa që arrijnë ta përligjin edhe këtë pohim te kobshëm për fatin e Shqiperisë dhe shqiptarëve.
Po a ka më të keqe se vjedhja e votës, që shkatëron themelin e çdo demokracisë dhe të ardhmen e cdo vëndi, mund të me vërente dikush? Në një këndvështrim të caktuar po, në një situate demokratike po, me një kryeministër normal po. Vetëm se ne nuk jemi në asnjë nga këto kushte. Vjedhja e votave është vepra e sistemit të llojit kriminal që rregjimi socialist ka perfeksionuar në vite, një sistem okult, i të gjitha përmasave të së keqes, tek i cili Rama është maja e piramidës.
Propaganda e tij është përpjekur ta shesë si një makineri votuesish, por që në zgjedhje lyhet e përlyhet me vajin e korrupsionit dhe llumin e bandave. Eshte një skandal ky i nje sistemi të tërë, për të cilin përtej Rames mban përgjegjësi gjithë partia socialiste dhe strukturat e saj. Afera e kreut të FBI është një rezultat i ligësisë, burracakerisë dhe urrejtjes më të madhe të mundshme që një njeri mund të këtë jo vetëm për kundershtarin, le te themi dhe për armikun e tij të përbetuar, në këtë rast zotin Berisha, por parësisht për opozitën shqiptare dhe frymën opozitare që ë përfaqeson.

Është shenjë e një urrejtje të padimension, e një urrejtje që banon në të gjithë qenien e tij, kjo e zotit Rama, që të mund të gjenerojë një përpjekje të tillë ndërkombetare, në mënyrë kaq të paimagjinueshme sa të mund të shpenzojë kaq energji, para, kaq lidhje për te arritur deri tek kreu i FBI, vetëm për nje çështje kaq te brendshme sic eshte paranoja e frikes qe ai ka nga zoti Berisha dhe fryma e ndikimit të tij në politikën shqiptare. Eshtë një përpjekje personale frike, obsesioni dhe urrejtjeje kjo aferë, qe pikërisht pse është kaq jo logjike, jo demokratike dhe jo kombtare, i përket zenitit të skandaleve më të liga që mendjekobshmi Rama po i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është kjo urrejtje në vetvete shkatëruese ajo që e ka detyruar atë të sajojë cdo lloj vjedhje e manipulim të mundshëm votash, për të gjeneruar një skandal të përmasave aq më të mëdha, që të mund të lërë në hije skandalin e vet akoma dhe më të madh të aferës McGonigal që cdo dite e më tepër po zbulon fakte e implikime të tij të reja. Këto fakte po mblidhen e po përgatiten për gjyqin e madh që do të zhvillohet në USA, ndaj deri atëherë nga ligësia e Ramës pritet të vërshojnë mbi Shqipërinë të gjitha të zezat e mundshme që ai mund të gjenerojë për të lënë propagandën e vet të fshehë e lërë në heshtje këtë skandal. Ja pse komisioni parlamentar për këtë cështje, ai që u refuzua pa asnje të drejtë në shkurt- mars, por vetëm me sajesa te llojit teknik që pas 6 muajsh nuk qendrojnë më, është një domosdoshmeri për ta sqaruar njëherë e mirë rolin diabolik dhe anti-opozitar e anti-demokratik që ka luajtur personalisht kryeministri me fijet e tij okulte.

Është e vetmja mundësi kjo që mëndja e sëmurë deri në marrëzin e tij te mos pjellë më të Këqija të tjera për Shqipërinë vetëm se do te mbulojë këtë krim të tij. Drita jeshile tani u hap edhe nga komisioni europuan që sugjëron mosbllokimin e asnjë lloj komisioni parlamëntar për këtë cështje. Shqipëria po pret të drejtën e saj të dijë e të njohë cdo veprim të pushtetarëve të vet. Askush nuk mund tia mohojë këtë të drejtë themelore njerëzore, politike e morale.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco