Bisedë e paautorizuar Rama-Dumani në Podcast-in 'Flasim'!

Bisedë e paautorizuar Rama-Dumani në Podcast-in 'Flasim'!

Nga Basir Çollaku - 03/04/2023

Pa dështimit me transparenca.al një portal qeveritar nën hyqmin korrektues të Fugës, si përgënjeshtrues të lajmeve jo pëlqyese nga opozita, përfshirë edhe parashikimin e motit, më vonë katastrofën e radhës me duar në para publike, solli sheqerosjen me emrin ERT, kanali televiziv personal, tani Edi Rama sjell qokën e përditshme, titulluar “Flasim”, ose saktësisht “dërdëllitje pa kufi”, një kanal në youtube. 

Nuk i mjaftojnë mediet tradicionale kombëtare e lokale, apo sociale, sepse komunikimin me to, e ka kthyer me fadroma, gjoba marramendëse, sulme policore, së bashku me ushtarin e bindur Veliaj, duke shënuar epokën e mosbindjes së të të përkëdhelurve të tij në afro 10 vite. Kryeministri rreth 40 ditë para zgjedhjeve vendore, ka menduar të hapë llogari llogjesh online, për të trullosur këdo i del para, me shpresën mashtruese të mikpritjes digitale, një kurth tjetër ky, për të shmangur llogaridhënien kombëtare, ndërkombëtare, për vepra kriminale e korruptive.

Një përpjekje për të blerë e shitur online si rrjeti “Alibaba” por ndryshe nga sipërmarrësi kinez, Rama ka hapur dyqanin elektoral në you tube, ku me shumë gjasë do përfundojë të shesë akullore bashkiakësh e ministrash, e blejë kohë për fundshpinën e tij. Ka hapur një bigbrother të dytë, ku kryeministri bën delen publike, për të folur e biseduar me këdo, me mbështetës dhe urryes, duke u vetëshitur si urtia e munguar. Nishane kiameti. Përtej kësaj mirë do ishte edhe ky marifet halli e sikleti. Rama duhet ta nisë takimin e parë të rrugëtimit “flasim” me Altin Dumanin, e ne të marrim vesh kush do të jetë ai që hesht

Bisedë e paautorizuar Rama-Dumani në Podcast-in “Flasim” 
Mirëseerdhët zoti prokuror, po të them edhe live urime për detyrën e re, ndonëse po ta shohësh hollë ajo sërish e vejtër është, ndonëse ishte Ambasadorja Kim kur u votua. Unë nuk shoh të bëni ndonjë hata ndryshe nga paraardhësit, sidmos me ne udhëheqësit. Se KLP e KLGJ aty janë nëse gaboni ju.

Dumani: Mirëdita z Kryeministër...

Rama: Me zyra, makina, paga, shoqërues, kushte punë, pushime, ushqime, banime, hetime, sekuestrime, arrestime, kujtime, gjykime...?

Dumani: Tani zoti KM meqë gjendemi, si kohë pa kohë, unë jam mësuar të pyes e jo të pyetem. Meqë ju nuk vini atje në zyrat tona, na ra rasti këtu. Ndaj më mirë është këtë puntatë të parë sefte, ta drejtoj unë dhe me të tjerat ftillojeni sipas planit tuaj

Rama: Dakord edhe kështu e bëjmë, por më lejo të të përgëzoj për përgjigjen për atë sekëlldinë e tmerrshme timen, dosjen Mcgonigal, ku unë me çunat, Charles, Gonin, Dorin, e të tjerë, e tepruam ca, na rrëshkiti këmba disi. Po si u the medieve...

Përgjigja e prokurorit të SPAK kur u pyet nëse ka procedim penal për Rama-McGonigal, hetim nisur e vijon në USA ishte i pamatur. Ai tha se “Nuk do të merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftim kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendosë të mos e ndajë me askënd". 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme e di mjaft mirë në përvojën e tij të gjatë, se jepet përgjigje për çdo dosje. Jo për çdo detaj hetimor natyrisht, por nuk hetohen kryeministra çdo javë dhe Prokurori duhet të ndajë mendjen të mos i kthejë kurrizin të vërtetës. Sidoqoftë ajo. Ai duhet ta thotë. Në gjykatë për shkak të detyrës dhe procedurës, por gjithashtu edhe para publikut për të njëjtin shkak. Hera e pakët, ndoshta e rrallë dhe pazakontë për prokurorin Dumani të jetë i pakujdesshëm në deklarime për më tepër këtë herë me teskt tërësisht politik. Për Ahmetajn, ku kulmon muajin e fundit inati dhe frika e Ramës hsprehur publikisht, Prokurori dha përgjigje, pranoi se ka prova, nuk pohoi nëse kanë dërguar kërkesë në Kuvend për leje arrestimi,  ndonëse Gjykata do i çmojë. Por nuk kishte dijeni SPAK për pronarin e inceneratorëve marrësin e dhjetëra mijë eurove në ditë. Pra, paratë po na i marrin të panjohur, e nuk i ndalojmë dot?! Gënjeshtër e papjekur. 

Pyetjet publike, sepse interesin dhe funksionin publik ka prokurori, duhej të ishin jo në Podcast, por në një nga zyrat e Prokurorisë ku Ramës do i thuhej: Po, tani 'FLASIM'!

Si e kanabizove gjithë Shqipërinë dhe dërgove në qeli vetëm Saimir Tahirin e ca drejtorë peshq të lodhur e të tjerë janë ende duke prashitur rrënjët nëpër parcela?

Si e shpëtove vëllanë e Fatmir Xhafës për historinë e trafikut të drogës e sajove ekspertiza me një zë tjetër?

Si e bitise historinë e naftës me kompanitë ruse duke shtyrë menjanë amerikanët, ndonëse për Bankers, hodhët në arrest ish-prokurorin e përgjithshëm? Damian Gjiknuri duhej hetuar ca si në detaje për këtë histori... 

Belinda e ka trashur me ato tenderat andej nga KESH e OSHE, e nëpër infrastrukturë. Shëndetësia është ku thërret qameti. 

Po kjo strategjikja Olta Xhaçka, mirë tenderat andej e këndej, bredhjet elektorale me helikopter, burrin strategjik, por është dhe kjo historia e bazave detare të Sarandës e Shëngjinit, ku duhet pyetur edhe presidenti, dikur në kohën e firmosjeve shef shtabi...  

Si e mban ende Ilir Beqen në qeveri si drejtor donacionesh kur te Shëndetësia bëri kërdinë dhe një Zot e di si e mbajmë ende pa dërguar në qeli?

Po Taulant Ballën që na del në shumë raste i dyshimtë, si ia pe kamerat në postën e policisë Fushë Kruje ato kamerat e djegura nga rrufeja pa asnjë kokërr reje, apo të tjera përgjime të asgjësuara në ngjarjet e vrasjeve në Elbasan, nga gjykata e bindur. 

Me këtë Inceneratorët na kë vënë në hall të madh. Edhe amerikanët në raportin e DASH shkruanin se janë zhdukur mbi 270 milionë euro. Lefterin dhe Alqin i kemi në qeli, Mërtiri, Zoto e Gugalla, në arrati, por si do ia bëjmë me Ahmetajn, Gjiknurin, Agaçin, Sakon, Dakon, Subashin? 

Po me Erjon Veliajn? Shumë paudhësi kanë dalë për të në këtë dosje. Madje shkresat janë bërë publike nëpër media vendase e të huaja.

Ai është edhe në një dosje ku hetohet Ndrangheta për ndërtimet e kullave në Tiranë. Madje dhe një dosje e vjetër për Eco Tiranën në ortakëri me Veronën, ku mafiozët e lidhur me kompaninë janë arrestuar si lidhje kriminale andej në Itali. Madje dhe në dosje investimesh ia shohim emrin shpesh. Ishte njëra për një tender pemësh dikush e kishte sajuar e mbyllur në dy shkallë gjykimi.

Ai duhet frenuar se nuk di si do të ndalet... 

Tani për dosjen ku jeni përmendur në USA kjo e McGonigal për Bashën e hapëm procedimin penal me dy shkrime gazetash, kjo ka mijëra herë më tepër indicie e prova...
  
Rama: Prokuror na ngrive gjakun, se jam dhe azmatik unë o zotëri, shyqyr nuk paskemi internet, shyqyr nuk paskemi qenë live...

E megjithatë, Dumani e ka në dorë të jetë ndryshe dhe dëshmojë atë që tha në sencën dëgjimore në KLP, kur u zgjodh me 5 vota se “për mua nuk ka rëndësi emri i politikanit në një dosje, por provat në të...” 

Nëse e thotë këtë pasi të dalë nga zyra e Veliajt, për sekuestro dosjesh, apo pas seancës pyetësore të tij në SPAK, do ta besojmë se po thotë të vërtetën sërish.. Nëse...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco