Nuk po kuptoni asgjë, të gjithë po bini në 'kurthin' e Berishës!

Nuk po kuptoni asgjë, të gjithë po bini në 'kurthin' e Berishës!

Nga Çim Peka - 07/06/2022

Berisha ka vetëm një argument dhe “aset” për të fituar. Pluralizmin sovran, të mbledhë votën e shqiptarëve të zhgënjyer me qeverinë e një hajduti si Edi Rama, por më kryesorja, të mbledhë votën e shqiptarëve që janë lodhur me dy standardet e ndërkombëtarëve sipas sloganit: “Një hajdut në qeveri është i mirë, se është hajduti që bën çfarë i themi ne. Dhe një opozitar i akuzuar pas lobimit të hajdutit në qeveri pa asnjë provë, nuk është i përshtatshëm pasi nuk është i dobishëm si hajduti në qeveri”.

Bash tek ky elektorat i ka shpresat Sali Berisha. Me të njëjtën logjikë mundi hajdutin e opozitës, tek e njëjta formulë e sheh suksesin kundër hajdutit të qeverisë. Aq nevojë ka për këto deklaratat e ndërkombëtarëve se punojnë me një (hajdut) si Rama, por jo me një të akuzuar pa prova nga Rama, saqë dita-ditës më krijohet bindja që Sali Berisha lutet të ketë deklarata të tilla.

Vetëm një gjë mund t’i prishë planet e Berishës për të ardhur në pushtet. Në qoftë se ndërkombëtarët thonë:

Po, Edi Rama është një i korruptuar dhe i inkriminuar dhe me qeverinë e tij nuk punojnë, por dhe me lider të dizenjuar e kemi të vështirë.

Vetëm atëherë shqiptarët do i marrin seriozisht ndërkombëtarët. Por, për aq kohë sa nuk e bëjnë një gjë të tillë, Sali Berisha po udhëton drejt pushtetit. Dhe në fakt, po të ndodhte, vetëm atëherë shqiptarët do shikoheshin si qytetarë normalë europianë që nuk mund të tallesh me ta duke iu ofruar dy standarde: “Hajdutin për kryeministër  të pranueshëm dhe liderin e opozitës të akuzuar pas lobimit të hajdutit kryeministër pa asnjë provë, si të papranueshëm”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ilir08/06/2022 16:24

Berisha të dali në debatë! Debatë publik...nëse do bashkimin e pd-se të dali në debatë

MANI USA07/06/2022 21:32

NUK PO KUPTONI ASGJË, GJITHË PO BINI NË KURTHIN E HAJNIT EDI RAMES DHE
KURTHIT TË SALI BERISHES!!" SIKUR DIKUR, PAS MBARIMIT TË LUFTËS SË DYTË
BOTËRORE, PAS TRADHTISË SË MADHE, TRAGJEDISË GËRRMADHE; ANULIMI TË
MARRËVESHJES BUJANIT ËH, MBETJA PRAP TEPRAP NËN KTHETRAT TË BISHËS
TËRBUESE RUSO SERBO KOMUNISTE; DUKE GLLABUAR MBI 80% KOSOVËN MË
TERË TROJET MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPATRE!! ATËHERË DY SERVILË,
STERILË, DEBILË OU, RUSO SERBO STALINISTË, QË KISHIN TRADHTUAR A EDHE
SAKATUAR, DUKE I PUASHKATUAR LUFTËTARËT SHQIPTARË QË KUNDËRSHTO-
NIN TRADHTINË NDAJ MARRËVESHJES MBARË SHQIPTARE; ËH, TERË ATA, PËR
HATA; DUKE U KACAFYTUR MES VEDI: PSE CILI ËSHTË MË SERVIL SESA TJETRI,
A, MË STERIL SESA I VJETRI; DHE, PO PËRHAPEJ SE DY SERVILË, STERILË TEK
RUSO SERBË, HORRE PUSO VERBË, PO GRINDEN MES VEDI: SEPSE: CILI ËSHTË
MË RUSO SERBO STALINIAN, SESA RUSO SERBO RANIKOVIÇIAN?!" PËRGJEGJA:
ANI SE NUK KA GAJLE PËR KËTE; SIKUR BISHA TË EGËRA MË TË TËRBUARA AH,
MU SI DHËMBI I DERRIT T'EGËR NË PRAPANICË T'UJK GJAKPIRËSIT GJAKATAR!"
TË FALA REFUGAJTË LUFTË NGA KOSOVA, MANI USA

Shto koment

Denonco