5 pyetje Bujar Kapexhiut

5 pyetje Bujar Kapexhiut

Nga Agim Xhafka - 06/06/2022

1. Pse kohët e fundit Rama vishet me të bardha?

-Kryeministri ynë është piktor dhe çdo gjë e shikon nga ana e jashtme, nga ana figurative. Për këtë arsye vishet me të bardha që grafikisht të kontrastojë me punët e tij të zeza. Grafikë bardhë e zi, pra.

2. Presidenti i ri, zoti Bajram Begaj, a do të punojë më mirë se sa Meta?

-Më mirë natyrisht, me veprimtari pozitive, por me një kusht, që kryeministër të mos jetë Rama.

3. Presidenti i ri, do i qëndrojë besnik Ramës apo Kushtetutës?

-Sipas procedurës që u zgjodh dhe shenjave të para të prezantimit, ai do të jetë besnik i Ramashtutës

4. Dor Keko thoshte se gazetari që shan opozitën, është i tredhur. Sot ky lloj gazetari është shumë i përhapur. Pse?

-Sepse historikisht dihet që në haremin e sulltanit shërbenin eunukët besnikë. Kështu po ndodh dhe me sulltanin tonë që ka grumbulluar rreth vetes sa më shumë eunukë për haremin e propagandës.

5. Kur një seancë e Këshillit të lntegrimit Evropian zhvillohet me humor?

-Kur në sallë ulet përfaqësuesi socialist Taulant Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco