Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

Pyetjet e kryeministrit dhe një sugjerim me pullë të kuqe

Nga Klodian Tomorri - 24/01/2022

Steve Blank, një akademik amerikan i cili jep mësim në Columbia dhe Stanford në një nga librat e tij ka një shprehje të famshme. “Përgjigjet janë gjithmonë të lehta, pjesa e vështirë është të bësh pyetjet e duhura.”

Mu kujtua kjo thënie sapo u ktheva në shtëpi dhe pashë se poshtë derës më kishte mbërritur pusulla e dërguar nga kryeministri për këshillimin kombëtar. Sipas kryeministrit pyetësori i këshillimit është mekanizmi përmes të cilit qeveria ka vendosur që të përfshijë qytetarët direkt në vendimarrje për çështjet më interes të veçantë kombëtar

Me pak fjalë një formë e demokracisë direkte. Në fasadë një praktikë perfekte, që do ta kishin zili edhe vendet më demokratike të botës. Por në përmbajtje ka një problem të vogël. Se cilat janë çështjet me interes kombëtar e vendos kryeministri.

Fjala vjen kryeministri na pyet nëse jemi dakord me ashpërsimin e dënimit për evazionin fiskal. Por nuk na pyet nëse jemi apo jo dakord me qeverinë kur ajo zgjat me 15 vjet afatet e koncesioneve në aeroporte dhe miniera, që privatët të fitojnë qindra milionë euro pa bërë asgjë, por vetëm duke tregtuar të drejtat sovrane të qytetarëve.

Kryeministri na pyet nëse jemi dakord që të legalizojmë hashashin. Por nuk na pyet nëse në qëndrat e qyteteve tona duam më shumë lulishte apo më shumë kulla?

Kryeminstri e pyet popullin nëse qeveria duhet të vendosë çertifikatën e vaksinimit Covid me detyrim në hapësirat publike. Por nuk i pyet qytetarët nëse ata duan që maskat dhe dorezat e mjekëve për mbrojtjen nga Covidi të blihen 1 milionë euro me garë apo 3 milionë euro nga Intermedi i qeverisë?

Kryeministri na pyet edhe nëse jemi dakord me një amnisti të gjerë fiskale. Por nuk na pyet nëse qeveria duhet të paguajë apo jo më tej para për inceneratorët, kur aty është faktuar se ka korrupsion.

Kryeministri na pyet aty, që jemi adakord ne sikur qeveria t’u marrë kontribute pensionistëve që punojnë ende apo jo? Por nuk na pyet nëse jemi dakord që oligarkët, të cilët ndërtojnë hotele në tokat e vjedhura shtetërore të paguajnë ndonjë qindarkë taksë.

Ja pra. Interesi kombëtar i pyetjeve të kryeministrit nuk përputhet shumë me hallet e e popullit. Por meqë kjo punë shkoi kështu, një sugjerim modest për akademikët intelektualë që kanë hartuar pyetësorin. Shtoni dhe një pyetje aty.

Pyeteni popullin nëse i pëlqejnë më shumë b*let prej hekuri të lali Erit apo ato asetet e kryeministrit. Kjo është çështje me interes edhe më të madh kombëtar se në fund të fundit, ky popull ka vite që i mban në qafë të dyja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco