Postimi i Trump për armët bërthamore ishte absurd dhe i rrezikshëm

Postimi i Trump për armët bërthamore ishte absurd dhe i rrezikshëm

Nga Simon Jenkins - 26/12/2016

Thëniet e prera të Donald Trump të kujtojnë ato të “Orakullit të Delfit”, por enigmat e saj ishin më të zgjuara. Mesazhi fundit i Presidentit të zgjedhur mbi armët bërthamore është  absurd apo i rrezikshëm..ose për arsye të caktuara, të dyja bashkë.

Deri tani në politikën e jashtme, “trumpizmi” ka shfaqur shenja të dukshme të “përqafimit të politikës së vërtetë”. Presidenti i ri ka lënë të kuptohet se është skeptik ndaj ndërhyrjes në politikat e vendeve të tjera,  ka pikëpyetje ndaj NATO-s, ka shfaqur një rivlerësim ndaj Vladimir Putin dhe ka lënë të mendohet se do të lërë në “pauzë” globalizimin. Këto janë hapa tejet pozitive, nëse nuk përçohen me fraza jo sistematike dhe postime të pamenduara. Po, presidentët e zgjedhur mund të bëjë deklarata të pamenduara por nuk duhet të dalin “jashtë limiteve”.

Trump dëshiron që Amerika "të forcojë dhe të zgjerojë në mënyrë madhështore kapacitetin e vet bërthamor derisa bota të behet e vetëdijshme për kapacitetin tonë bërthamor”. Si duhet ta kuptojmë këtë postim në Tëitter? Ndihmësit e Trump thotë, jashtë kamerave, se kjo do të thotë se ai dëshiron “kujdeset” për kapacitetet bërthamore. Por kush thotë se po e bën? Dhe si duhet të reagojë bota ndaj kësaj?

Vështirë se do të përgjigjet duke u çarmatosur. Thelbi i reagimeve do të ishte: “Ti përgjimi e zjarrit me zjarr”. Që kur Donald Trump iu përgjigj më këtë postim në Tëitter, deklaratës së Putin, në fillim të javës së kaluar, gjëja e fundit që do të ndodhë është që "bota të vijë në vetë". Trump ka thënë tashmë se i konsideron Japoninë, Korenë e Veriut dhe shtetet e tjera si fuqi të "pashmangshme" bërthamore.

Pavarësisht asaj që Trump apo Putin duan të nënkuptojnë me në këto deklarata fëminore,  duhet të dinë se armët bërthamore nuk kanë asnjë rol në konfliktin modern. Ato janë të padobishme kundër terroristëve, të cilët pavarësisht “fortifikimit’ nuk paraqesin asnjë kërcënim ekzistencial për shtetet perëndimore. Mosmarrëveshjet civile dhe kufitare duhet të luftohet me armë konvencionale. (Nga Falklands në 9/11) Armët bërthamore nuk kanë penguar asnjë agresor, nuk rrëzuan asnjë diktatori. Ato janë po aq të paimagjinueshme sa edhe të pakuptimta.

Obama të paktën u përpoq  të minimizonte konkurrencën bërthamore. Ai u rifokusua tek politikat e mbrojtjes dhe teknologjie sofistikuara (gjë që duhet të quhet sulm). Kjo është pikërisht ajo që politika kërkonte. Ndoshta përgjigja më e qetë për Trump do ishte: Nëse do të shpenzosh të tjera miliarda dollarë kot, vazhdo!

Por megjithatë, pyetja e vërtetë është se kush do ta” mësojë” Presidentin e zgjedhur të bëjë mirë dallimin mes ideve produktive dhe atyre pa kuptim? Përgjigja më e lehtë është vetë sistemi. Ashtu sic Obama kuptoi se “gjigantja e ngathët” (politika jashtme amerikane) mund të vetë-funksionojë. Edhe pse është pozitive, kjo nënkupton lëvizje të ngadalshme, konservatore dhe të paafta ushtarakisht.

Trup është betuar se do luftojë sistemin dhe e ka rrethuar veten me “ njerëz të fortë” për ta ndihmuar. Ata edhe mund të fitojnë. Por një garë armësh bërthamore me Rusinë është një jehonë e tmerrshme e shekullit të 20-të. Është e pavlerë, idiote dhe një shembull i tmerrshëm për botën.

/The Guardian -  Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco