VIDEO/ Përfshihet nga flakët Mali i Çipinit, flakët përhapen me shpejtësi

19:19, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mali i Çipinit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera të mbuluara me pyje dhe shkurre.

Terreni i thepisur dhe i vështirë e bën tejet të vështirë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave zjarrfikëse në vatrën e zjarrit.

Për këtë arsye, autoritetet u bëjnë apel banorëve të zonës, veçanërisht atyre që kanë stane apo bagëti në afërsi, të tregojnë kujdes maksimal, pasi flakët mund të përhapen me shpejtësi si pasojë e erës.

Ndërkohë, ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren dhe po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco