Ngjarja në Durrës/ Anëtari i grupit kriminal të Visit të Pojës mbrojti policin, pas konfliktit Denis Tafili iku! I sekuestrohet arma

Ngjarja në Durrës/ Anëtari i grupit kriminal të Visit të Pojës mbrojti policin, pas konfliktit Denis Tafili iku! I sekuestrohet arma

12:14, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është sekuestruar arma e policit i cili ishte së bashku me anëtarin e grupit të Visit të Pojës, Denis Tafili u përfshi në konfliktin me armë që u shënua të premten e 24 korrikut në Shkallnur të Durrësit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sekuestroi armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit. Gjithashtu AMP është duke verifikuar edhe kamerat e sigurisë për të mësuar nëse efektivi ka favorizuar të kërkuarin e SPAK, Denis Tafili i kërkuar prej më shumë se një viti nga SPAK.

Denis Tafili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “Ura”, që lidhet me organizatën kriminale të drejtuar nga Elvis Doçi, alias Visi i Pojes.

Ngjarja

Sipas Policisë, Tafili, i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për trafik ndërkombëtar kokaine, ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin Edison Gjuzin. Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me një 27-vjeçar me inicialet G.M., i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Në konflikt është përfshirë edhe një inspektor policie, Leonard Xhamollari, I cili jashtë shërbimit. Sipas uniformave blu, përplasja ka nisur fillimisht mes efektivit dhe Edison Gjuzit, ndërsa më pas në vendngjarje janë shfaqur Tafili dhe 27-vjeçari.

Policia ka ndaluar efektivin, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet. Në vendngjarje u gjet një gëzhojë arme, por ende nuk është përcaktuar se kush ka qëlluar. Pavarësisht postblloqeve të ngritura, Tafili dhe shoqëruesi i tij kanë mundur të largohen.

Denis Tafili vijon të jetë në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Ura”, i zhvilluar në maj 2025, pas informacioneve të autoriteteve italiane. Në këtë operacion u godit një grup i strukturuar kriminal me 24 anëtarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup kriminal dhe pastrim parash. Gjatë hetimeve u sekuestruan mbi 1.3 ton kokainë, 4 milionë euro cash dhe pasuri me vlerë 12 milionë euro. Sipas hetimeve, paratë e përfituara transportoheshin kryesisht me autobusët e linjës Itali–Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco