Te Astiri/ Merrte lekët për servisin e makinave, s'ua riparonte madje tentoi t'i shesë

Te Astiri/ Merrte lekët për servisin e makinave, s'ua riparonte madje tentoi t'i shesë

11:20, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pronari i një servisi automjetesh në zonën e Astirit në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas policisë 37 vjeçari jo vetëm që nuk riparonte automjetet për të cilat paguhej por në disa raste ka tentuar dhe t’i shesë ato.

Deri tani janë dokumentuar 6 raste të kësaj skeme mashtrimi

Policia ra në gjurmët e 37 vjeçarit M.H pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë.

“Shtetasi M.H  u arrestua si I dyshuar për veprën penale "Mashtrimi", si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim”

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco