Lajmi i fundit

LIVE- Belind Këlliçi deklaratë për mediat

Shkodër/ Armë, municion dhe drogë, në pranga 3 persona

12:07, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre persona janë arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor të koduar “Siguria”.

Vihen në pranga shtetasit Elzner Kurmemaj, 42 vjeç, banues në Shkodër, Albion Idrizi, 18 vjeç, banues në Shkodër dhe Indrit Avdyli, 18 vjeç, banues në Londër.

Gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, policia thotë se ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

 

Njoftimi zyrtar i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar "SIGURIA".

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar " SIGURIA".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. K., 42 vjeç, banues në Shkodër;
• A. I., 18 vjeç, banues në Shkodër;
• I. A., 18 vjeç, banues në Londër.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen "Vasil Shanto", në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dhe një doze të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, në momentin e kontrollit, së bashku me shtetasin E. K. ndodheshin shtetasit A. I. dhe I. A., të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. I. u gjet dhe u sekuestrua një cigare me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu  referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco