Dy persona të tjerë, të arrestuar në kuadër të dy operacioneve të Prokurorisë së Sarandës dhe AMP për ndërtimet pa leje, janë liruar nga Gjykata ditët e fundit.
Inspektori i policisë, Robert Culli, i cili mbahej i paraburgosur prej 15 majit nën akuzën “shpërdorim detyre”, u lirua me masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me vendim të Gjykatës së Apelit.
Ndërsa Mirdar Koshi, i cili u vetëdorëzua në 15 korrik pasi akuzohet për “ndërtimi i paligjshëm”, u la nga Gjykata e Sarandës në masën “Arrest në shtëpi”.
Nga 14 persona të arrestuar deri tani në kuadër të dy operacioneve të së njëjtës dosje të zhvilluara në 15 dhe 25 maj, në qeli me masën “Arrest në burg” ndodhet vetëm ish-Shefi i Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.
Ai u arrestua në 15 maj nga AMP, ndërkohë që dy shkallët e gjyqësorit e kanë lënë në qeli. Të gjithë personat e tjerë janë liruar pas vendimeve të ndryshme të gjykatave, ndërkohë që mbeten në kërkim vetëm dy persona të fundit të proceduar në kuadër të kësaj dosjeje.
kanë përfunduar në pranga lidhur me favorizimet apo mosveprimet ndaj ndërtimeve pa leje në jug të vendit, mes të cilave një pronë e cila më herët është përmendur si “mollë sherri”, ku vitin e kaluar u vra edhe përdoruesi i saj, Isuf Jaçaj.
Në maj 2026 u ndërmor një operacion arrestimesh ndaj punonjësve të policisë së komisariatit Sarandë pasi akuzoheshin se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë favorizuar ndërtimet pa leje në jug të vendit, mes të cilave një pronë e cila më herët është përmendur si “mollë sherri”, ku vitin e kaluar u vra edhe Isuf Jaçaj.
© SYRI.net