Zjarr te ‘Antenat’ në Voskopojë, vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të vështirë

Zjarr te ‘Antenat’ në Voskopojë, vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të vështirë

18:02, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Voskopojës, në vendin e quajtur ‘Antenat’.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, një automjet zjarrfikës dhe një mjet pick-up me efektivë për ndërhyrje. Në operacion janë angazhuar gjithashtu forca nga Njësia Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Ndërhyrja po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer, pasi automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur punën në terren për izolimin e flakëve, ndërsa pjesa tjetër po vijon lëvizjen drejt zonës së prekur.

Pas mbërritjes dhe vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të përcaktohen hapat e mëtejshëm për shuarjen dhe neutralizimin e plotë të zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco