Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, ku një kamion pompë betoni është përplasur me një automjet dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20. Pas përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Dy personat që ndodheshin në kamionin e betonit janë ende të paidentifikuar. Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.
Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
© SYRI.net