Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier/ Si efektivi i policisë u përfshi në komunikime intime me 15-vjeçaren që rrezikuan hetimin

Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier/ Si efektivi i policisë u përfshi në komunikime intime me 15-vjeçaren që rrezikuan hetimin

13:03, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah edhe vepra të tjera penale ku dyshohet se janë përfshirë.

Për 19-vjeçaren gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, ndërsa një 15-vjeçare është lënë në “arrest shtëpie”. Vajza tjetër e përfshirë në ngjarje është vendosur në masën e mjekimit të detyruar, pasi pas dhunimit të bashkëmoshatares dhe konfliktit me nënën e saj, ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor.

Rasti u bë publik dhe nxiti reagimin e institucioneve, të cilat e trajtuan ngjarjen jo thjesht si një konflikt mes adoleshentesh, por si një çështje që kërkonte hetim të thelluar.

Ndërkohë, hetimet e Policisë së Fierit kanë zbuluar dyshime se tre vajzat mund të jenë përfshirë edhe në një skemë shantazhi ndaj disa personave. Sipas të dhënave hetimore, ato dyshohet se kontaktonin burra, i joshnin dhe u caktonin takime në hotele.

Në momentin kur personat prisnin takimin, në vendngjarje shfaqej një person tjetër që i fotografonte, ndërsa më pas këto pamje përdoreshin për t’i shantazhuar.

Mes personave të përfshirë në këtë skemë dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, baba i dy fëmijëve, i cili ishte kontaktuar nga 15-vjeçarja. Sipas hetimeve, ajo i kishte lënë takim në hotel, por efektivi e kishte takuar vetëm në një lokal.

Bisedat mes tyre dyshohet se janë përdorur më pas për presion dhe intimidim, me kërcënimin se do të publikoheshin në internet nëse çështja penale për dhunimin e 17-vjeçares nuk do të mbyllej.

Për këtë rast, efektivi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon verifikimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco