Pushuesit në plazhin e Velipojës ankohen për mungesën e pastërtisë, duke thënë se mirëmbajtja është lënë pas dore këtë sezon. Shumë prej tyre zgjedhin plazhin publik për arsye ekonomike, ndërsa kërkojnë edhe më shumë kujdes për sigurinë nga rojet bregdetare.
SYRI TV
Velipoja vijon të mbetet një nga plazhet më të frekuentuara në vendin tonë. Por, këtë sezon në plazhin publik të Velipojës vërehen probleme me pastërtinë.
Pushuesit thonë se pastërtia nuk është në nivelin e duhur dhe është lënë pas dore. Ato tregojnë se zgjedhin plazhin publik për shkak të mundësive ekonomike.
Edhe për sigurinë kërkohet më shumë kujdes nga rojet në kullat vrojtuese...
Pushuesit nga Kosova vijojnë të jenë "besnikët" dhe më të shumtë në plazhin e Velipojës.
© SYRI.net