SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë

SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë

12:32, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke dënuar me burgim 5 anëtarë të një grupi të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë sigurim kushtesh për vrasje, trafik armësh dhe kultivim droge.

Mes të dënuarve janë edhe ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, si dhe persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në aktivitetet kriminale të grupit.

Adrian Pikli - ish efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj u dënuan me 10 vite burg secili, denim që u reduktua në 6.8 me gjykim të shkurtuar.

Elvis Ndreca djali i xhaxhait të ish-ish deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg, 5.4 me gjykim të shkurtuar.

Armando Ndreca me 11 vite burg, 7.4 me gjykim të shkurtuar.

Anëtarët e këtij grupi u shpallën fajtor për disa vepra penale duke nisur nga kultivimi i bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje e sigurim kushtesh për të kryer vrasje.

Dosja e SPAK dhe akuzat respektive

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, provohet se:

04.11.2020, Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

maj–korrik 2020 – Albert Zaja dhe Edison Muceku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.

korrik–gusht 2020 – Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.

tetor 2020 – Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.

2020–2021 – Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco