VIDEO - Të harruar nga shteti/ Banorët e Topojanit në Këlcyrë mirëmbajnë vetë rrugën

10:58, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, janë detyruar të marrin vetë në dorë mirëmbajtjen e rrugës që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit.

Sipas tyre, prej vitesh mungon çdo ndërhyrje nga pushteti vendor, duke i lënë të përballen të vetëm me amortizimin e infrastrukturës.

Me kontributin e tyre financiar e fizik, banorët po hedhin materiale në segmentet më problematike, në përpjekje për ta mbajtur rrugën të kalueshme dhe për të shmangur izolimin, sidomos gjatë periudhave me reshje, kur qarkullimi bëhet edhe më i vështirë.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar Bashkisë Këlcyrë, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë investim konkret për rehabilitimin e kësaj rruge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco