Është larguar me dorëheqje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola.
Vendimi ka ardhur pas rekomandimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Para dorëheqjes Tola ka pasur një pushtet absolut jo vetëm mbi administratën në varësi të tij, por edhe ndaj eprorëve më të lartë, deri tek drejtuesit e 11 Universiteteve në Shqipëri.
Tola është punësuar fillimisht nga Ogerta Manastirliu, dhe më tej, ajo aktualja Mirela Kumbaro.
Të dy ministret kanë refuzuar me forcë për të zbatuar rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për shkarkimin e tij nga detyra.
Në dy raporte të njëpasnjëshëm, audituesit shtetërore kanë identifikuar shkelje të rënda në veprimtarinë e Tolajt, të tilla që mund të shoqërohen vetëm me largimin nga detyra e lartë.
Në zyrën e ministres Kumbaro është dorëzuar së fundmi një raport, në të cilin konstatohet se Erzen Tola, “në cilësinë e nëpunësit civil më të lartë…nuk ka ndjekur në mënyrë të plotë zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë për rastin e punonjësve të larguar nga detyra, si edhe nuk ka siguruar kontroll efektiv mbi shpenzimet e karburanit”, veprime që kanë sjellë pasoja dhjetra milionë lekë dëm në buxhetin institucional.

© SYRI.net