U grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’, grabitësi bashkëpunoi me një punonjës së bankës. Rroja në ‘arrest shtëpie’

U grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’, grabitësi bashkëpunoi me një punonjës së bankës. Rroja në ‘arrest shtëpie’

10:10, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno-Syri.net

Një sasi prej 60 mijë euro, ka arritur të marë nga arka e bankës “OTP Bank”, autori që në 2 Dhjetor depërtoi lehtësisht në ambjentet e brendshme dhe më pas sërisht lehtësisht ai u largua menjëherë duke përdorur një skuter.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, përmes një seri kamerash kanë arritur të zbulojnë drejtim lëvizjen e grabitësit, por ende nuk kanë mundur ta identifikojnë atë.

Deri në këto momente ku ndodhet hetimi, dyshimet flasin se grabitësi mund të ketë bashkëpunuar me një anëtar të personelit të bankës, pasi ai ka qënë fizikisht brenda në ambjenteve të bankës në dy moment shumë të rastësishme.

Së pari grabitësi është shfaqur “blic” brenda ambjentit të bankës, sapo punonjësi i sigurisë së derës së jashtme Fehmi Ccullhaj është larguar në tualet për nevojat personale.

Ccullhaj, në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se: “...Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së bankës. Derën e bankës nuk e mbylla nga brenda, pasi kam harruar instiktivisht...”.

Së dyti një rastësi e ccuditshme është dhe fakti se grabitësi ka hyrë në bankë dhe është shfaqur drejt arkës, kur pikërisht 3 arkëtaret e kësaj banke sapo kishin marë valutën financiare.

Si rregull ato duhet të mbanin një shumë financiare në arkë, jo më tepër se 30 milion lekë. Por ja që ditën e ngjarjes nën kërcënimin e armës së grabitësit, 3 arkëtaret i kanë dorëzuar në total rreth 60 mijë euro.

Këto veprime të dyshimta, kanë ngritur disa pikëpyetje të forta për grupin hetimor, duke krijuar bindjen se grabitësi në këtë rast mund të ketë bashkëpunuar me një punonjës të personelit të kësaj bankë, që atë ditë ndodhej brenda në bankë.

Deri në këto momente, këto mbeten vetëm dyshime të forta, por pa mundur të sigurohen provat bindëse për një bashkëpunim mes grabitësit dhe punonjësit të bankës, me qëllim grabitjen e shumave monetare nga arka e “OTP Bank”.

Më shumë se 5 persona janë shoqëruar në polici dhe janë marë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Aktualisht asnjë person nuk është identifikuar dhe arrestuar nga policia si grabitës.

Ndërkohë ditën e djeshme, gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë kanë vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e sigurisë së bankës, shtetasin Fehmi Ccullhaj.

Rroja i sigurisë së derës akuzohet nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco