Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, pas rreth dy orësh qëndrimi në zyrat e SPAK, është larguar pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Ajo u pa të hynte në SPAK në orën 10:00 e shoqëruar nga avokati i saj.
Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, ku përfshihej edhe Karçanaj, e cila aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Ajo dyshohet për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
LEXO DHE: Akuzohet si pjesë e grupit kríminal te AKSHI Ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Në dhjetor 2025, ndërsa Karçanaj vijonte të ishte drejtoresha e AKSHI-t, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Agasit dhe Ermal Beqirit, një biznesmen tjetër fitues i prokurimeve të AKSHI-t, kompania e të cilit SOFT & SOLUTION, pati afro 18 milionë euro të ardhura dhe pothuajse 11 milionë euro fitime në vitin 2024.
Më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Karçanaj dha dorëheqjen më 13 shkurt 2026.
© SYRI.net