SYRI TV/ Mallakastër, banorët e Ngraçanit të shqetësuar për rrugën: Punët e rilindjes dëmtohen lehtë

15:32, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas shumë ankesave të banorëve të fshatit Ngraçan në lidhje me gjendjen e rrugës, bashkia Mallakastër rreth 5 muaj më parë zhvilloi tenderin për rikonstruksionin e saj. Por pavarësisht nisjes së punimeve, banorët kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e ndërtimit të saj, duke theksuar se rruga nuk po bëhet me cilësinë që kërkohet

Syri tv

Rruga, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, ishte tejet e amortizuar, ndërsa një pjesë e saj ishte rikonstruktuar më herët nga Bashkia. Tenderi u zhvillua me një fond prej 43 milionë lekësh dhe u fitua nga firma “KMK” shpk, e cila ka nisur punimet për rikonstruksionin e segmentit. Megjithatë, banorët e Ngraçanit shprehen të shqetësuar për cilësinë e punimeve, pasi sipas tyre shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar vetëm pak muaj pas ndërtimit.

Banorët gjithashtu theksojnë se edhe projekti i rrugës nuk po zbatohet sic duhet, pasi në disa pjesë të segmentit ajo është ngushtuar.

Banorët theksojnë se investimi duhet të realizohet sipas standardeve, në mënyrë që rruga të mos dëmtohet përpara se të përfundojë.  Fshati Ngraçan përbëhet nga katër lagje. Dikur në këtë zonë jetonin rreth 300 familje, ndërsa sot kanë mbetur jo më shumë se 60 familje, të cilat e konsiderojnë këtë rrugë jetike për lidhjen me zonat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco