Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

14:29, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kundër masës “arrest me burg”.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

Veliaj kërkon “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr.14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (ii) vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (iii) vendimit nr.00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco