Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen Granicë e Poshtme në Gjirokastër. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e rrezikut.
Si pasojë e këtij defekti, lagjja “Granicë” ka mbetur pa energji elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e specialistëve për rikthimin e furnizimit me energji.
© SYRI.net