Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Aksidenti tragjik në Durrës ku humbi jetën 18-vjeçarja dhe u plagosën dy kalimtarë, shoferi ishte i dehur

10:15, 16/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fotoja e mësipërme është pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës, teksa policia po kryen testin e alkoolit.

Mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.

LEXO EDHE: EMRAT/ Makina ‘fluturon’ nga ura, humb jetën një 18-vjeçare, plagosen shoferi dhe 2 këmbësorë

Ndërkohë që viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ishte pasagjere dhe të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë të rastit. Ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon. Ky i fundit ka qenë i pirë ne masën 0.5 mg/l dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco