Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur është shënuar mbrëmjen e së enjtes (15 janar) në Durrës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka rënë nga mbikalimi.
Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Vikena Greku, 18 vjeçe.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja Vikena Greku, 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Arbër Xhaxhaj, si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net