Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

Ndalohet qarkullimi në Bogë-Qafë Thore-Theth, shkak rreziku nga ortekët e borës

Ndalohet qarkullimi në Bogë-Qafë Thore-Theth, shkak rreziku nga ortekët e borës

18:51, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore, informoi sot policia e shtetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco