Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

U shkrumbuan miliona euro mallra/ Policia 'kujtohet' pas dy ditësh për tregun, e referon si aksidental...

U shkrumbuan miliona euro mallra/ Policia 'kujtohet' pas dy ditësh për tregun, e referon si aksidental...

13:18, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës, dy ditë pas ngjarjes së regjistruar tek ‘Medreseja’ ku u dogjën kapanone të mbushur me mallra vlera e të cilëve arrin miliona euro, ka dalë me një njoftim.

Sipas policisë, shkak për zjarrin në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

Tregtarët kanë deklaruar se dëmi financiar është tejet i konsiderueshëm, pasi i gjithë malli që shisnin ishte aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco