Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Edhe pas dy ditësh, ende ka vatra aktive zjarri te tregu '5 maji'

Edhe pas dy ditësh, ende ka vatra aktive zjarri te tregu '5 maji'

12:15, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse kanë kaluar 40 orë nga nisja e zjarrit te tregu te "5 maji" ende ka vatra aktive. 

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu tregun pranë ish-uzinës “Dinamo”, në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e 8 janarit në Tiranë shkrumboi gjithçka.

Zjarri, i cili nisi në një magazinë, u përhap me shpejtësi, duke prekur mbi 100 biznese, malli i të cilave u kthye në shkrumb e hi, pavarësisht se forcat zjarrfikëse luftuan për më shumë se 6 orë për të neutralizuar flakët.

Dy kapanonet e djegura përfshijnë mbi 100 magazina, me një sipërfaqe totale prej 11 mijë metrash katrorë, ku tashmë kanë mbetur vetëm mbetjet e strukturave të shkatërruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco