Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë - Hamburg: Shqiptarët protestë masive - 'Rama jepe dorëheqjen'

Përmbytjet në Fier shkatërrojnë shtëpitë dhe blegtorinë, qytetarët përballen me humbje të mëdha

10:36, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përmbytjet e fundit në Fier kanë sjellë pasiguri dhe shkatërrim për mijëra familje. Shtëpitë janë mbushur me balte dhe ujë, ndërsa kafshët dhe shpendët janë gjetur të ngordhura. Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë situatën e rëndë me të cilën po përballen qytetarët, ku gjithçka tashmë është shkatërruar. Pasuritë janë zhdukur dhe pasojat janë të rënda.

Këto përmbytje kanë nxjerrë në pah edhe më shumë dështimin e qeverisë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar një infrastrukturë të përshtatshme për mbrojtjen e qytetarëve. Ndihmat kanë qenë të pamjaftueshme, ndërkohë që qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe veprime të menjëhershme nga autoritetet. Përgjegjësia është e qartë: mungesa e një plani emergjent dhe mungesa e një menaxhimi të duhur të kanaleve kulluese ka shkaktuar këtë katastrofë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco