Gjatë natës së lënë pas, në autostradën Rruga e Kombit, në kilometrin 34, është përfshirë nga flakët një trailer autobot që transportonte karburant. Zjarri paraqiti rrezik të lartë për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në mjet.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe të koordinuar të forcave të shumta të zjarrfikësve të Bashkisë Mirditë, u bë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit në kohë, duke shmangur përhapjen e tij dhe pasoja më të rënda që mund të vinin nga shpërthimi ose djegia e plotë e karburantit të transportuar.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
© SYRI.net